VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYEPROKURORI WILLIAMSON, MEGJITHATË, NUK E TAKON THAÇIN
E Hënë, 07.21.2014, 04:05pm (GMT1)


Prokurori kryesor i Task Forcës për Hetime Speciale (SITF), Clint Williamson, ka përfunduar takimet e parapara me krerët shtetëror.

Williamson, pasi ka takuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, është takuar edhe me ministrin në detyrë të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe ministrat në detyrë të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ai i FSK-së, Agim Çeku.

Ndërkaq, megjithëse pritej një takim Williamson-Thaçi, ai nuk ndodhi.

Ndryshe, raporti final i Williamsonit pritet të publikohet dikur gjatë javës së ardhshme, raport i cili do t'i sqarojë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty se gjatë luftës në Kosovë ka pasur trafikim të organeve. kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.