LDK, AAK E NISMA PRESIN QË KUSHTETUESJA TA SHPALLË TË DREJTË SEANCËN E KUVENDIT
E Hënë, 07.21.2014, 04:10pm (GMT+1)
Krerët e bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma, janë takuar në zyrën e kryeparlamentarit, ku kanë diskutuar rreth hapave të ardhshëm për krijimin e Qeverisë së re, raporton KTV.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ata kanë vazhduar bisedimet për formimin dhe konsolidimin e mëtejmë të institucioneve, përfshirë zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit si dhe formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë, që nënkupton faktin se seanca ishte e rregullt.
www.voal-online.ch
|