E Premte, 04.19.2024, 04:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OSBE NË SHQIPËRI KUNDËR PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIM TË LIGJIT TË KLD-së

E Hënë, 07.21.2014, 04:17pm (GMT+1)



Tiranë, 21 korrik - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dalë kundër propozimeve të mazhorancës për disa ndryshime në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Konkretisht, nëpërmjet një letre drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku i janë kërkuar mendimet e saj lidhur me draftin për ndryshimet në ligjin për organizimin e funksionimin e KLD-së, OSBE-ja e cilëson propozimin e disa deputetëve të mazhorancës, që në rast procedimi penal ndaj gjyqtarit KLD-ja duhet ta pezullojë nga detyra, një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi.

"Në lidhje me pikën b) të këtij projektligji, e cila shton pikën 1.1 në nenin 21 të ligjit ekzistues, mendojmë se pezullimi automatikisht i gjyqtarit vetëm për shkak të regjistrimit të një procedimi penal është masë shumë e ashpër dhe nëse abuzohet me të mund të kërcënojë funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti, por edhe të gjyqësorit në përgjithësi", shprehet OSBE-ja në komentin e saj lidhur me nenin 5 të projektligjit, i cili është miratuar në parim pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve. Dhe për të shmangur këtë, Prezenca e OSBE-së në Tiranë shprehet se është më e udhës që legjislatori të dallojë në dy lloje pezullimi.

"Në një pezullim automatik, që mund të jetë masa e duhur kur gjyqtari i është nënshtruar një mase sigurie shtrënguese për të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë është shprehur dakord sipas pikës 1; dhe në rastet kur procedimi penal është regjistruar për një krim të kryer me dashje", thekson OSBE. Nga ana tjetër, në letrën dërguar Kuvendit, sugjerohet që KLD-ja të vendosë, rast pas rasti, kur procedimi penal është regjistruar për një kundërvajtje penale apo për një krim të kryer nga pakujdesia.

Në letrën që i është dërguar Kuvendit dhe që mban datën 15 korrik të këtij viti, Prezenca e OSBE-së në vendin tonë rendit edhe disa komente jo vetëm mbi projektligjin "Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", por ajo vlerëson se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe kërkon një qasje serioze dhe të gjithanshme, me përfshirjen në konsultime të të gjithë aktorëve të interesuar.

"Ne mendojmë se ligji për organizimin dhe funksionimin e KLD-së nuk është i vetmi ligj që duhet të ndryshohet dhe se ndryshimet e propozuara ndoshta nuk janë të vetmet që duhet të propozohen apo miratohen, në lidhje me këtë ligj, për kryerjen e një reforme tërësore të sistemit të drejtësisë, me qëllim rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe eficencës së sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe do të ishte e preferueshme që projektligji në shqyrtim të ishte pjesë e një pakete ligjesh të hartuara për këtë qëllim", thuhet në letrën e OSBE-së.

Në analizën e saj në lidhje me nenin 3 të projektligjit që trajton çështjen e mandatit të anëtarit të KLD-së dhe që parashikon shfuqizimin e pikës 2 të ligjit ekzistues, ekspertët e OSBE-së theksojnë se ky shfuqizim krijon një boshllëk në vendimmarrjen e KLD-së duke bërë të panevojshme edhe veprimtarinë e komisionit të verifikimit të mandateve.

Për këtë arsye, OSBE-ja gjykon së paku, KLD-së mund t'i lihet mundësia që të krijojë një qëndrim mbi mandatin e anëtarit të zgjedhur dhe t'ia transmetojë këtë qëndrim organit përkatës që e ka zgjedhur anëtarin. "Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, nuk mund të transferohen apo të ngrihen në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, si dhe për një vit pas mbarimit të mandatit.

Ndërsa, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nuk mund të emërohen si gjyqtarë sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, gjatë mandatit, si dhe për një vit pas mbarimit të mandatit", propozon OSBE-ja që të jetë teksti i nenit 3 të projektligjit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LDK, AAK E NISMA PRESIN QË KUSHTETUESJA TA SHPALLË TË DREJTË SEANCËN E KUVENDIT (07.21.2014)
KRYEPROKURORI WILLIAMSON, MEGJITHATË, NUK E TAKON THAÇIN (07.21.2014)
PROTESTË NË ZUBIN POTOK KUNDËR ARRESTIMEVE (07.21.2014)
KOSOVË - FËMIJËT IU EKSPOZOHEN PËRMBAJTJEVE TË PAPËRSHTATSHME (07.21.2014)
BRUKSEL - NESËR TAKIMI PËR BARRIKADAT (07.21.2014)
UILLIAMSON NË PRISHTINË - KOSOVA OFRON BASHKËPUNIM PËR HETIMIN LIDHUR ME PRETENDIMET E SENATORIT DIK MARTI (07.21.2014)
PRITJE TË GJATA NË PIKËKALIMET MIDIS KOSOVËS E SERBISË (07.21.2014)
KOSOVË - BASHKATDHETARËT E KONSIDEROJNË PLAÇKË SIGURIMIN E AUTOMJETEVE (07.21.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - THAÇI TA PRANOJË SE TJETËRKUSH E KA SHUMICËN NË PARLAMENT (07.21.2014)
NË TORONTO PROTESTA 'SHKUPI JEMI ME TY' (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]