VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RTK IU JEP URDHËR REDAKTORËVE QË TË MOS E NJOHIN ISA MUSTAFËN KRYETAR TË KUVENDIT

E Martë, 07.22.2014, 06:44am (GMT1)



"Të nderuar redaktorë. Duke marr për bazë se gjykimi editorial në nivel të RTK së të jetë i njëjtë, është vendosur që Isa Mustafa të quhet Kryetar i zgjedhur në seancë të kontestuar konstituive. Kjo vlen deri në një mendim të Gjykatës Kushtetuese".

Kjo është përmbajtja e porosisë që u është drejtuar të gjithë redaktorëve të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Portali Almakos sjellë këtë urdhër të çuditshëm të menaxhmentit të RTK-së, i cili ka marrë qëndrim të njëjtë me të vetmen parti që është duke e kontestuar zgjedhjen e kryeparlamentarit Isa Mustafa, PDK-në e Hashim Thaçit, e cila u ankua në Kushtetuese rreth legjitimitetit të kryekuvendarit të ri.

Ndërkohë, duket se redaktorët janë treguar të kujdesshëm dhe menjëherë e kanë vënë në zbatim urdhrin ngaqë në lajmet e tyre, Isa Mustafa prezantohet sipas urdhrit "nga lartë", "Kryetar i zgjedhur në seancë të kontestuar konstituive!"


Në uebportalin zyrtar të Kuvendit të Kosovës, lideri i LDK-së Isa Mustafa figuron si Kryetar i Kuvendit, pa sqarimet që i ka pa të "arsyeshme" RTK-ja. /almakos/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.