E Shtunë, 04.20.2024, 03:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PLAZHI I DURRËSIT, ME CILËSI TË KEQE TË UJIT - JUGU I VENDIT ME CILËSI TË KLASIT A

E Martë, 07.22.2014, 06:49am (GMT+1)



Plazhi në zonën e Plepave në Durrës klasifikohet si një ndër pikat me cilësinë më të keqe të ujit, ndërsa Ksamili mbetet një ndër plazhet e cilësisë më të lartë. Kjo bëhet e ditur nga specialistja e Drejtorisë së Gjendjes dhe Cilësisë së Mjedisit, Ledia Gjergji.

Sipas raportit vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të cilit ajo i referohet, thuhet se disa nga plazhet e tjera të cilësisë jo të mirë të ujit janë edhe ai i Shkëmbit të Kavajës dhe plazhi Zhiron.

"Mirëpo nga kjo zonë mund të veçojmë disa plazhe, të cilat kanë një cilësi më të mirë në raport me pjesën tjetër të kësaj zone, ku dallohet pjesa e Golemit dhe ajo e vaporit të mbytur", shton specialistja.

Ndërkohë, plazhe të klasifikuara të klasit A janë plazhi i Shëngjinit, ai i Gjirit të Lalëzit apo edhe një pjesë e mirë e plazhit të Vlorës, përjashtuar këtu zonën e njohur si Shkolla e Marinës. Më tej vijon se në bazë të monitorimit, ujëra mjaft të mirë janë edhe në Plazhin e Ri në Himarë, në Dhërmi, Sarandë apo edhe në plazhin e Borshit.

    Klasifikohen si plazhe të klasit A (ujëra me cilësi shumë të mirë): plazhi i Velipojës, i Shëngjinit, i Gjirit të Lalëzit, i Vlorës, përjashtuar këtu zonën e quajtur Shkolla e Marinës.
    Ndër plazhet e tjera me cilësi të lartë janë edhe ai i Dhërmiut, i Borshit, i Himarës, i Sarandës, me përjashtim të zonës së kanalit të Cukës, e cila vazhdon të mbetet një zonë problematike. Plazhi i Ksamilit klasifikohet si një ndër më të mirët në vend.
    Zonat me cilësi jo shumë të mirë janë: plazhi i Durrësit, specifikisht zona e Plepave, pas derdhjes së ujërave të larta të Shkallnuerit, si dhe plazhi i Shkëmbit të Kavajës dhe ai Zhiron.

"Pjesa e Jugut kryesisht është e një cilësie të mirë. Në plazhin e Sarandës mund të dallojmë një zonë jo të një cilësie të mirë, që është ajo e kanalit të Cukës", thotë specialistja.

Në monitorimin e kryer rezulton se shkaku kryesor i ndotjes janë ujërat e zeza, të cilat depozitohen në det, në mënyrë direkte apo edhe indirekte. Këto ujëra vijnë nga zonat urbane që ndodhen pranë zonës së plazheve.

Specialistja Gjergji thotë se monitorimi është bërë në 12 plazhet kryesore të vendit dhe kjo bëhet çdo vit, për të pasur një ide më të qartë dhe në mënyrë që të informohen edhe pushuesit mbi cilësinë e tyre.

"Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi dhe njohja e cilësisë mikrobiologjike të ujërave bregdetare të larjes në 12 plazhet kryesore të vendit tonë. Aktualisht janë realizuar tri seri monitorimi në 63 pika të ujërave larës, përkatësisht para fillimit të sezonit, në fillim të sezonit dhe përgjatë sezonit turistik", tha specialistja.

Plazhet dhe cilësia e tyre janë një ndër problemet kryesore gjatë sezonit turistik, ku pushuesit shpeshherë shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me cilësinë e ujit dhe papastërtinë që mbizotëron.

Specialistja Ledia Gjergji shprehet se janë marrë një sërë masash për të përmirësuar sado pak gjendjen në të cilën ato ndodhen. Më tej shton se është e pamundur që gjithçka të shkojë drejt perfeksionit, pasi një rol të rëndësishëm kanë edhe vetë pushuesit.

"Shumë i rëndësishëm është sensibilizimi, si një përgjegjësi qytetare, për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Me këtë rast dua t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të kujdesen për mjedisin si një hapësirë e përbashkët, e cila ndikon dhe përmirëson cilësinë e jetës së gjithsecilit prej nesh", theksoi ajo.

Specialistja tregon disa nga masat e marra nga Ministria e Mjedisit për të normalizuar dhe përmirësuar situatën. Një ndër ta është edhe vendosja e tabelave informuese në ato zona ku cilësia e ujërave larës bregdetarë është e kategorisë më të ulët, pra që cilësohen si zona me cilësi jo të mirë të ujërave. Një tjetër masë është edhe ajo e dezinfektimit të ujërave urbane përpara shkarkimit dhe menaxhimi i mbetjeve të ngurta, në zonat e cilësuara si të ndotura.

Gjithashtu është rekomanduar marrja e masave për përmirësimin dhe ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, sidomos në zonat e etiketuara si problematike. Përpos kësaj, ajo thekson se janë kryer ndërhyrje dhe përmirësime në disa prej plazheve në vend.

"Nga inspektimet e bëra në terren, ka rezultuar se përmirësimet në infrastrukturën e kanalizimeve, fushatat sensibilizuese dhe pastruese të ndërmarra përpara fillimit të sezonit turistik nga institucione të ndryshme, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Mjedisit, kanë sjellë përmirësime të dukshme në cilësinë e ujërave, duke e ulur ndjeshëm ndotjen e tyre. Këtu mund të përmendim investimet e bëra në infrastrukturë në plazhet e Velipojës, Shëngjinit dhe Durrësit, segmenti nga Ura e Dajlanit deri te Konvaleshenca", përfundon ajo.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RTK IU JEP URDHËR REDAKTORËVE QË TË MOS E NJOHIN ISA MUSTAFËN KRYETAR TË KUVENDIT (07.22.2014)
NJË VIDEO TREGON SI U VRA BIZNESMENI SANTO E SI TË GJITHË IKIN NGA VENDI I NGJARJES (07.21.2014)
OSBE NË SHQIPËRI KUNDËR PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIM TË LIGJIT TË KLD-së (07.21.2014)
LDK, AAK E NISMA PRESIN QË KUSHTETUESJA TA SHPALLË TË DREJTË SEANCËN E KUVENDIT (07.21.2014)
KRYEPROKURORI WILLIAMSON, MEGJITHATË, NUK E TAKON THAÇIN (07.21.2014)
PROTESTË NË ZUBIN POTOK KUNDËR ARRESTIMEVE (07.21.2014)
KOSOVË - FËMIJËT IU EKSPOZOHEN PËRMBAJTJEVE TË PAPËRSHTATSHME (07.21.2014)
BRUKSEL - NESËR TAKIMI PËR BARRIKADAT (07.21.2014)
UILLIAMSON NË PRISHTINË - KOSOVA OFRON BASHKËPUNIM PËR HETIMIN LIDHUR ME PRETENDIMET E SENATORIT DIK MARTI (07.21.2014)
PRITJE TË GJATA NË PIKËKALIMET MIDIS KOSOVËS E SERBISË (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]