VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERIA JEP ALARMIN - SHQIPËRIA RREZIKON TË MBETET PA REZERVA UJI

E Martë, 07.22.2014, 07:20am (GMT1)


Shqipëria, vendi i dytë në Evropë për rezervat ujore, pas Norvegjisë, rrezikon të mbetet pa ujë. Alarmin e kanë dhënë ambientalistët në Shqipëri, duke bërë shkaktar për gjendjen e krijuar ndërtimin pa kriter të hidrocentraleve në këtë vend nga ku kanë kërkuar njëherësh ndalimin e investimeve në hidrocentrale.

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese e Mjedisit në Parlamentin e Shqipërisë, ambientalisti i Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave, Eduard Cani, deklaroi se aktualisht nuk ka një strategji për mbrojtjen e burimeve ujore dhe duhet ndërhyrje sa më parë.

"Ndalimi i investimeve si në vepra të mëdha, si hidrocentrale, të ndalohet menjëherë, jo më leje, deri në përgatitjen e vlerësimit strategjik mjedisor dhe sigurimit të balancës ujore. Ministria e Mjedisit po punon për strategjinë dhe verifikimin e sa ujë kemi në Shqipëri, sepse ne nuk e dimë sa ujë kemi në Shqipëri. Deri në atë moment ne do të ishim të lumtur që institucionet të ndalojnë të paktën derisa të qartësohet situata në dhënien e lejeve, sepse do jetë kosto e shtuar dhe e pamenaxhueshme për të ardhmen", tha Cani...kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.