VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LISTA SERBE PRANOI REPUBLIKËN E KOSOVËS - NËNSHKROI DEKLARATËN E BETIMIT

E Martë, 07.22.2014, 08:41am (GMT1)


Subjekti politik, Lista Serbe , për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 8 qershorit është regjistruar si subjekt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, duke u certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, të cilat u organizuan me ligje dhe nga institucionet e Kosovës.

Për të qenë legjitimiteti i plotë, deputetët përveç certifikimit nga KQZ-ja dhe regjistrimit të tyre paraprak në Kuvend, në ditën e konstituimit të Kuvendit duhet të bëjnë betimin, duk e nënshkruar edhe Deklaratën e Betimit si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të gjitha procedurat e lartpërmendura i ka respektuar edhe Lista Serbe, ndërsa këto veprime të këtij subjekti nuk mund të kuptohen ndryshe, veçse pranim i Republikës së Kosovës. Këtë të vërtetë e argumenton edhe fakti se të gjithë deputetët e Listës Serbe kanë nënshkruar Deklaratën e Betimit të Deputetëve, e cila ka simbolet dhe logon e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu Lista Serbe edhe me gjithë shumë tensionimet në ditën e konstituimit të Kuvendit , ajo i dha mundësi vazhdimit të seancës, duke qenë prezentë në seancë e cila kishte kuorumin për të vazhduar punimet , ndërsa po Lista Serbe votoi pro propozimit të Grupit parlamentarë LDK-AAK-Nisma Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. I kontaktuar nga Bota press, Ismet Krasniqi sekretar i përhershëm i Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar faktin se të gjithë, 120 deputetët e Kuvendit, të enjten e kaluar në seancën konstituive kanë nënshkruar Deklaratën e Betimit me të njëjtën përmbajtje dhe logo të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

"Po të gjithë, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe ata të Listës Serbe e kanë nënshkruar Deklaratën e Betimit , e cila ka përmbajtjen e njëjtë edhe logon e Kuvendit të Republikës së Kosovës si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë serbe", bëri të ditur Krasniqi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.