VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RIZA HALIMI URON ZGJEDHJEN E ISA MUSTAFËS KRYEPARLAMENTAR I KOSOVËS

E Martë, 07.22.2014, 01:50pm (GMT1)


Preshevë, 22 korrik 2014 - Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik me seli në Preshevë, Riza Halimi, ka uruar zgjedhjen e Isa Mustafës Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

"Uroj që nën udhëheqjen tuaj përbërja e re e Kuvendit të sigurojë qeverisje stabile dhe të sigurojë zhvillim ekonomik dhe përshpejtim të proceseve integruese evropiane, që është interes jetësor i të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht i shqiptarëve të Luginës së Preshevës", thuhet në mesazhin e Halimit, duke i uruar "sukses të plotë në angazhimet vijuese shumë të rëndësishme".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.