VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJAKOVA PËRURON SHESHIN 'ALI PODRIMJA' ME BUSTIN E SHKRIMTARIT

E Martë, 07.22.2014, 02:32pm (GMT1)


Komunës së Gjakovës i është shtuar sheshi më i ri i cili do të mbajë emrin e poetit të madh të ndjerë, Ali Podrimja.

Në këtë shesh, sot është vendosur edhe busti i të ndjerit, vepër e cila ka kohë që ishte punuar, por që kishte mbetur në atelienë e skulptorit Luan Mulliqi.

Ndërsa sot, ka qenë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila ka përuruar sheshin e ri me vendosjen e bustit të.

"Sot përuruam fazën e parë të punimeve dhe vendosjen e bustit në Sheshin më të ri në Gjakovë, Sheshi "Ali Podrimja", pranë shkollës së parë shqipe, Lumit Krena dhe afër Kullës së Sylejman Vokshit", ka thënë Kusari Lila.

"Gjakova ktheu birin e saj në tokën e vet", ishte komenti i saj i mëtejmë.

Kusari Lila falënderoi në veçanti Fondacionin "Behgjet Pacolli" për financimin e projektit, Akademik Luan Mulliqin për bustin e shkrirë në bronz dhe kompaninë "Maden" për projektin e sheshit.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.