E Martë, 04.23.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LDK-AAK-NISMA: NËSE JAHJAGA NUK E MANDATON HARADINAJN, NE I DREJTOHEMI KUSHTETUESES

E Martë, 07.22.2014, 02:54pm (GMT+1)



PRISHTINE - Koalicioni LDK-AAK-Nisma, pas takimit të sotëm konsultativ kanë bërë të ditur se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse Presidentja po vepron drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë të jetë i çuditshëm pozicioni dhe qasja e Presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

"Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vet për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi," ka thënë Haradinaj.

Ndërsa për sa i përket çështjes, që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë deputetëve të japin mendimin e tyre për çështjen e kryeparlamentarit, Haradinaj ka thënë se i kanë bërë përgatitjet e duhura për përgjigje, duke shtuar se do të përgjigjen si një grup i përbashkët, mirëpo mbetet të bisedohet edhe me Vetëvendosjen nëse do të jetë pjesë e këtij grupi të përbashkët.

Në anën tjetër, për bashkëpunimin me Vetëvendosjen, Haradinaj ka paralajmëruar situatë të re bashkëpunimi më këtë subjekt, dhe takime të tjera me të. "Është reale që ta kemi një situatë të re të bashkëpunimit me VV-në, e kemi biseduar këtë mundësi edhe sot edhe dje, duhet ta shohim si do të shkojmë më tutje.

Ideja është që të dakordohemi në parime të përgjithshme në bazë të kuotës politike, siç jemi dakorduar ne më parë.

Po ashtu edhe VV-ja të marrë pjesë dhe t'i ushtrojë përgjegjësitë kuptohet duke pasur qëndrim të ndarë në tema të caktuara gjatë qeverisjes, që mund të ndodhë që VV-ja të mos pajtohet me ndonjë temë, por që pjesa tjetër e qeverisë pajtohet",
ka thënë Haradinaj, pas takimit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJAKOVA PËRURON SHESHIN 'ALI PODRIMJA' ME BUSTIN E SHKRIMTARIT (07.22.2014)
RIZA HALIMI URON ZGJEDHJEN E ISA MUSTAFËS KRYEPARLAMENTAR I KOSOVËS (07.22.2014)
HETIMET E WILLIAMSONIT REZULTOJNË ME AKTAKUZË PËR KRIME LUFTE (07.22.2014)
LISTA SERBE PRANOI REPUBLIKËN E KOSOVËS - NËNSHKROI DEKLARATËN E BETIMIT (07.22.2014)
QEVERIA JEP ALARMIN - SHQIPËRIA RREZIKON TË MBETET PA REZERVA UJI (07.22.2014)
PLAZHI I DURRËSIT, ME CILËSI TË KEQE TË UJIT - JUGU I VENDIT ME CILËSI TË KLASIT A (07.22.2014)
RTK IU JEP URDHËR REDAKTORËVE QË TË MOS E NJOHIN ISA MUSTAFËN KRYETAR TË KUVENDIT (07.22.2014)
NJË VIDEO TREGON SI U VRA BIZNESMENI SANTO E SI TË GJITHË IKIN NGA VENDI I NGJARJES (07.21.2014)
OSBE NË SHQIPËRI KUNDËR PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIM TË LIGJIT TË KLD-së (07.21.2014)
LDK, AAK E NISMA PRESIN QË KUSHTETUESJA TA SHPALLË TË DREJTË SEANCËN E KUVENDIT (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]