E Premte, 04.19.2024, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JAHJAGA IU PËRGJIGJET  PARTIVE TË SHUMICËS SË RE PARLAMENTARE - PËRMBAHUNI NGA TRYSNITË POLITIKE

E Martë, 07.22.2014, 06:59pm (GMT+1)




Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u bëri thirrje forcave politike në vend që të përmbahen nga trysnitë politike, ndërsa paralajmëroi se vendimet e saj që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetë qershorit do të jenë në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Këto komente pasuan paralajmërimin e koalicionit të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovës se mund të kërkojnë opinionin e Gjykatës Kushtetuese për qasjen e presidentes ndaj procesit të formimit të qeverisë.

"Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën, atëherë do të shohim se si do të sillemi", tha kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i këtij blloku për postin e kryeministrit.

Ndërkohë, në një komunikatë të zyrës së presidentes thuhet se ajo kërkon "nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike".  Zyra e Presidentes thekson se "kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t'i zbatojë me përpikëri ato".

Të enjten e kaluar Parlamenti i Kosovës u mblodh në seancën e parë në të cilën kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa u zgjodh kryetar, por pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës e cila çështjen e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.  Në pritje të vendimit të gjykatës, parlamenti nuk mund të mblidhet. Edhe presidentja Jahjaga është në pritje të këtij vendimi.

Partisë Demokratike të Kosovës, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke fituar 37 vende në parlamentin 120vendesh të Kosovës. Përfaqësues të kësaj partie thonë se ajo mbetet grupi më i madh parlamentar dhe si i tillë ka të drejtën kushtetuese që të marrë postin e kryetarit të Parlamentit, sikurse edhe drejtimin e qeverisë së re.

Por, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë regjistruar si një grup i vetëm parlamentar dhe me këtë ata siguruan një grup prej 47 deputetësh. Duke llogaritur edhe në mbështetjen e lëvizjes Vetëvendosje, ata pretendojnë se u takon posti i kryetarit të parlamentit dhe kanë numrat e mjaftueshëm edhe për ngritjen e qeverisë së re, nëse këtë nuk mund ta bëjë Partia Demokratike.

Në fund të qershorit Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi vendimin lidhur me kërkesën e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, mbi rolin e saj kushtetues në formimin e qeverisë. Sipas Gjykatës Kushtetuese është Partia Demokratike e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi ajo e cila merr e para mundësinë për formimin e qeverisë, ndërsa përjashton mundësinë që kjo qoftë edhe në herën e dytë të bëhet nga koalicioni pas zgjedhor i krijuar nga Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Vëzhguesit thonë se në rast të dështimit të Partisë Demokratike për të siguruar shumicën e nevojshme në Parlament, çështja në masë të madhe do të mbetet në duart e presidentes e cila duhet të vlerësojë se kush mund të ketë këtë shumicë për të emëruar mandatarin e ri.

LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën së bashku me lëvizjen Vetëvendosje janë zotuar se nuk do t'i përgjigjen asnjë ftese të mundshme të Partisë Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës, për t'i pamundësuar asaj formimin e qeverisë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LDK-AAK-NISMA: NËSE JAHJAGA NUK E MANDATON HARADINAJN, NE I DREJTOHEMI KUSHTETUESES (07.22.2014)
GJAKOVA PËRURON SHESHIN 'ALI PODRIMJA' ME BUSTIN E SHKRIMTARIT (07.22.2014)
RIZA HALIMI URON ZGJEDHJEN E ISA MUSTAFËS KRYEPARLAMENTAR I KOSOVËS (07.22.2014)
HETIMET E WILLIAMSONIT REZULTOJNË ME AKTAKUZË PËR KRIME LUFTE (07.22.2014)
LISTA SERBE PRANOI REPUBLIKËN E KOSOVËS - NËNSHKROI DEKLARATËN E BETIMIT (07.22.2014)
QEVERIA JEP ALARMIN - SHQIPËRIA RREZIKON TË MBETET PA REZERVA UJI (07.22.2014)
PLAZHI I DURRËSIT, ME CILËSI TË KEQE TË UJIT - JUGU I VENDIT ME CILËSI TË KLASIT A (07.22.2014)
RTK IU JEP URDHËR REDAKTORËVE QË TË MOS E NJOHIN ISA MUSTAFËN KRYETAR TË KUVENDIT (07.22.2014)
NJË VIDEO TREGON SI U VRA BIZNESMENI SANTO E SI TË GJITHË IKIN NGA VENDI I NGJARJES (07.21.2014)
OSBE NË SHQIPËRI KUNDËR PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIM TË LIGJIT TË KLD-së (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]