E Enjte, 04.25.2024, 01:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LETËR E HAPUR E FAMILJES MANAJ NË 14 VJETORIN E VRASJES SË SHABAN MANAJT

E Mërkurë, 07.23.2014, 06:27am (GMT+1)


Familja e veprimtarit atdhetar politik dhe të lirive e të drejtave të njeriut, njërit nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, avokatit Shaban Manajt, i vrarë plot 14 vjet më parë, i cili pas vrasjes u masakrua dhe u dogj, u ka dërguar një letër të hapur organeve të shtetit të Kosovës për t'u angazhuar më shumë në ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Në vijim ju sjellim të plotë këtë letër:

Sot u mbushen plotë 14 vite nga vrasja dhe pastaj masakrimi dhe djegia e trupit të pajetë të kryefamiljarit tonë, veprimtarit atdhetar politik dhe të lirive dhe të drejtave të njeriut, njërit nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, avokatit Shaban Manaj.

Edhe sot e 14 vite, vrasja makabre e Shabanit, si edhe shumë vrasje të tjera me motive politike, ende nuk është sqaruar nga organet e drejtësisë dhe vrasësit e urdhërdhënësit e tyre ende nuk janë zbuluar dhe si rrjedhojë e saj ata ende nuk kanë marr dënimin e merituar.

Edhe sot, si gjithherë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të Republikës së Kosovës që të angazhohen me seriozisht në ndriçimin e kësaj vrasje makabre politike. Po ashtu, i bëjmë thirrje përfaqësuesve të Gjykatës Speciale, që në kuadër të autoritetit të saj, të dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të trajtoj dhe të zgjidh rastin e vrasjes politike të Shabanit si dhe te të gjithë veprimtarëve dhe intelektualëve tjerë të vrarë në kohë dhe rrethana të ndryshme. Ne konsiderojmë se në rrethanat e tanishme në të cilën ndodhën institucionet e drejtësisë së vendit tonë, vetëm Gjykata Speciale mund të udhëheq dhe të garantoj një proces kredibil gjyqësor, që me vënien e drejtësisë, do të ndikonte në përmbylljen e një kapitulli të dhimbshëm të historisë se re të Republikës së Kosovës.

Duke pas parasysh rrethanat e krijuar në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, urojmë që në organet e zgjedhura të reja qeverisëse, vendi ynë nuk do të udhëhiqet nga njerëz të cilët në një formë apo tjetrën kanë urdhëruar vrasjen e veprimtarëve politik të Kosovës.

Mbesim më shpresë, që kjo thirrje për drejtësi, që buron nga thellësia e shpirtit, do të zgjoj ndërgjegjen e institucioneve dhe organeve kompetente, vendore dhe ndërkombëtare, për vënien e drejtësisë së vonuar.

14 vite nuk janë pak. Ato bartin mbi vete barrën e padrejtësisë dhe barrën e mos vënies së drejtësisë. Vendoseni drejtësinë që të dënoni padrejtësinë.

Istog, me 23.07.2014

Familja e Shaban Manaj!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRUKSEL - PA NDONJË MARRËVESHJE PËR BARRIKADAT (07.22.2014)
JAHJAGA IU PËRGJIGJET  PARTIVE TË SHUMICËS SË RE PARLAMENTARE - PËRMBAHUNI NGA TRYSNITË POLITIKE (07.22.2014)
LDK-AAK-NISMA: NËSE JAHJAGA NUK E MANDATON HARADINAJN, NE I DREJTOHEMI KUSHTETUESES (07.22.2014)
GJAKOVA PËRURON SHESHIN 'ALI PODRIMJA' ME BUSTIN E SHKRIMTARIT (07.22.2014)
RIZA HALIMI URON ZGJEDHJEN E ISA MUSTAFËS KRYEPARLAMENTAR I KOSOVËS (07.22.2014)
HETIMET E WILLIAMSONIT REZULTOJNË ME AKTAKUZË PËR KRIME LUFTE (07.22.2014)
LISTA SERBE PRANOI REPUBLIKËN E KOSOVËS - NËNSHKROI DEKLARATËN E BETIMIT (07.22.2014)
QEVERIA JEP ALARMIN - SHQIPËRIA RREZIKON TË MBETET PA REZERVA UJI (07.22.2014)
PLAZHI I DURRËSIT, ME CILËSI TË KEQE TË UJIT - JUGU I VENDIT ME CILËSI TË KLASIT A (07.22.2014)
RTK IU JEP URDHËR REDAKTORËVE QË TË MOS E NJOHIN ISA MUSTAFËN KRYETAR TË KUVENDIT (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]