VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAKUP KRASNIQI - PËR BEOGRADIN ZYRTAR, VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË SHQIPTAR I MIRË

E Mërkurë, 07.23.2014, 06:31am (GMT1)



Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj vizitës se krye prokurorit Clint Williamson në Beograd ku është pritur nga Vuçiqi dhe Vukçeviqi.

"Udhëheqësit e tanishëm serbë është dashur ta njoftojnë Williamsonin për krimet serbe të kryera në Kosovë. Është e vërtetë e pamohueshme së këta zyrtarë serb nuk kanë mundur t'i dëshmojnë "˜krimet' e shqiptarëve të kryera në Kosovë, pasi ato ishin pretendime të shpifura të Dick Martit, të diktuara nga strukturat e organizuara kriminale të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Këtu natyrshëm shtrohet pyetja: Sa strukturat e sotme qeveritare në Serbi, kanë marrë masa për ndriçimin e krimeve të kryera nga makineria policore e ushtarake (shtetërorë) serbe në Kosovë, së paku pas dëbimeve të shqiptare nga të drejtat elementare të tyre për punë e jetë (1989/90)" ka shkruar Krasniqi ne Facebook.

Ky i fundit ka pyetur se a nuk ishte ajo përpjekje e organizuar shtetërore për shfarosje e cila gjatë luftës 1998/99 u shndërrua në politikë të gjenocidit (dëshmi plani "Patkoi")?! Sa këta zyrtarë të rinj serbë u distancuan nga ajo politikë gjenocidit e ushtruar nga regjimi i Millosheviqit (të cilët ishin pjesë e atij regjimi), duke kërkuar falje publike për atë politikë?! Pse ata as sot, pas 15/16 viteve nuk mund ta pranojnë këtë të vërtetë të madhe: për politikën e gjenocidit dhe të shfarosjes të ushtruar për dekada në Kosovë?

"Nuk e di nëse Williamsoni i ka pyetur zyrtarët qeveritarë në Beograd, sesi po shkonin punët me dënimet e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës? Kur dihet botërisht se regjimi i Millosheviqit është përpjekur t'i mbulonte krimet e veta duke i dërguar të vrarët e të masakruarit shqiptarë në anë të ndryshme të Serbisë, deri edhe në Batajnicë? Madje, as sot e kësaj dite nuk dihet fati i të burgosurve shqiptarë si: Ukshin Hoti, Hafir Shala dhe Xhavit Haziri? Madje nuk dihet as fati i mbi 200 të burgosurve shqiptar të vrarë e të masakruar në Burgun e Dubravës? A janë duke u hetuar kryerësit e këtyre veprave kriminale në Serbinë e Vucicit?", ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se edhe mundet të mos e di, "por po i pyes luftëtarët e të "drejtave të njeriut" në Serbi: Si të vlerësohet: Ri ndjekja e viktimave të një regjimi shfarosës, si po veprohet me shqiptarët e Kosovës?! Nuk ka asnjë dyshim se, Serbia e bëri luftën në Kosovë, për pushtimin e tokave të shqiptarëve pa shqiptarët! Për atë politikë, mbase edhe për sot, shqiptari i mirë është vetëm "shqiptari i vdekur"?! Nëse nuk është kështu, le ta dëshmojnë të kundërtën zyrtarët e përmendur", ka shkruar Krasniqi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.