E Enjte, 04.25.2024, 04:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HIPOTEKAT NUK SHITEN

E Mërkurë, 07.23.2014, 11:59am (GMT+1)


Të gjithë qytetarët të cilët kanë kredi në bankat komerciale, si garanacion duhet të lënë patundshmëri si hipotekë, vlera e së cilës duhet të lënë dy herë më e lartë se ajo e kredisë së huazuar.

Për këtë, klientët peng në banka të ndryshme komerciale kanë lënë dyqanet, shtëpitë, veturat, tokat, e deri te pajisjet elektronike dhe teknologjike.

E në rast se klientët kanë probleme në shlyerjen e kredive, hipotekën bankat kanë të drejtë të nxjerrin në shitje përmes ankandit publik, që në shumicën e rasteve vlera e hipotekës zhvlerësohet në masë të madhe.

Ekspertë për çështje financiare në Kosovë konsiderojnë se nga funksionimi i sistemit bankar dhe fillimi i dhënies se kredisë, bankat kanë kërkuar vlerë të lartë të hipotekës dhe kanë zhvlerësuar atë.

Flamur Keqa, konsideron se gjatë vlerësimit të kredisë, analistët e bankave më tepër duhet të fokusohen te mundësia e prejardhjes se mjeteve dhe jo te hipoteka.

"Bankat gjatë vlerësimit të kapaciteteve të huamarrësve më tepër duhet të kenë kujdes që të sigurohen nga rrjedha e parasë se bizneseve që merr kredi dhe jo të mbështeten në hipotekën të cilën klienti është i obliguar të lë si peng në rast të mos kthimit kredisë", thotë Keqa për Radion Evropa e Lirë

Hipoteka i siguron bankës të drejtën për të arkëtuar borxhin e kredisë nga pasuria e patundshme e  lënë peng, në rastin kur dështohet në shlyerjen e kredisë më kohë.

Pavarësisht, faktit se jo rrallë herë në mediat e shkruara vërejmë shpallje nga bankat komerciale për shitje të hipotekave, interesimi i palëve të treta për të blerë prona të cilat janë objekt i shitjeve gjyqësore është shumë i vogël.

Mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe kulturës për të blerë këto prona, por edhe kërcënimet eventuale nga debitorët, janë arsye pse qytetarët nuk dëshirojnë të blejnë pronat në ankande publike.

Kështu thotë Berat Thaqi, nga Instituti për Studime të Avancuara "GAP" institut ky që në vazhdimësi bën publikime të raporteve nëpër bankat komerciale në vend, të quajtur "Bankometri".

"Për shkak se qytetarët në përgjithësi hezitojnë të blejnë hipoteka, ndoshta nganjëherë edhe kanë pasur kërcënime personale prej personave që iu kanë marrë pronat. Kjo do të thotë ndikon negativisht që qytetarët të hezitojnë të blejnë pronat", thekson Thaqi.

Në shtetet tjera, blerja e hipotekave realizohet lehtë dhe qytetarët nuk hezitojnë për këtë proces, por në Kosovë ndodh e kundërta, thotë edhe Flamur Keqa.

"Megjithatë duke pasur parasysh rrethanat në Kosovë pas luftës dhe mentalitetin kosovar, atëherë blerësit potencial hezitojnë që të blejnë hipoteka të ndryshme, e sidomos hezitojnë ndoshta që është normale deri diku, sa i përket hipotekave siç janë shtëpi banimi banesa që rrezikohet ekzistenca e një familje e cila ka marrë kredinë", shprehet Keqa.

Vlerësimi i hipotekave realizohet nga politikat e vetë bankave, thonë ekspertët, duke shtuar se një proces i tillë duhet të rregullohet me mekanizma ligjorë. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VV - ISH QEVERIA S'KA MANDAT TË MARRË VENDIM PËR TERMOCENTRALIN 'KOSOVA E RE' (07.23.2014)
JACOBSON KËRKON NGA LIDERËT QË TA PRESIN VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.23.2014)
JAKUP KRASNIQI - PËR BEOGRADIN ZYRTAR, VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË SHQIPTAR I MIRË (07.23.2014)
LETËR E HAPUR E FAMILJES MANAJ NË 14 VJETORIN E VRASJES SË SHABAN MANAJT (07.23.2014)
BRUKSEL - PA NDONJË MARRËVESHJE PËR BARRIKADAT (07.22.2014)
JAHJAGA IU PËRGJIGJET  PARTIVE TË SHUMICËS SË RE PARLAMENTARE - PËRMBAHUNI NGA TRYSNITË POLITIKE (07.22.2014)
LDK-AAK-NISMA: NËSE JAHJAGA NUK E MANDATON HARADINAJN, NE I DREJTOHEMI KUSHTETUESES (07.22.2014)
GJAKOVA PËRURON SHESHIN 'ALI PODRIMJA' ME BUSTIN E SHKRIMTARIT (07.22.2014)
RIZA HALIMI URON ZGJEDHJEN E ISA MUSTAFËS KRYEPARLAMENTAR I KOSOVËS (07.22.2014)
HETIMET E WILLIAMSONIT REZULTOJNË ME AKTAKUZË PËR KRIME LUFTE (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]