E Enjte, 03.28.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VV-ja BASHKË ME LDK-AAK-NISMA NË KOMENTET PËR KUSHTETUESE

E Mërkurë, 07.23.2014, 03:47pm (GMT+1)


Lëvizja Vetëvendosje do t'i bashkëngjitet koalicionit LDK-AAK-Nisma për t'i dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese ndaj kërkesës së parashtruar nga PDK-ja.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila tha se në parim janë dakorduar me bllokun, se Grupi me i madh Parlamentar i takon atij që ka shumicën në Kuvend.

Ndërsa, nuk ka dashur të konstatojë nëse ky akt është shenjë që Vetëvendosje mund të hyjë në Qeveri me koalicionin LDK-AAK-Nisma.

Deputetja e zgjedhur në mandatin e dytë rresht nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kërkesën për t'i dërguar në Kushtetuese komentet e tyre e kanë marr sot.

Haxhiu thotë se ekziston një draft i cili është hartuar nga blloku, por që ende nuk është final, pasi edhe ata do t'i dërgojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe pastaj bashkërisht do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

"Po, ne zyrtarisht sot jemi njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për dhënien e komenteve ndaj kërkesës së parashtruar nga ana e PDK-së. Ne si subjekt politik do t'i dërgojmë komentet sa i përket kësaj çështje, mirëpo jemi dakorduar që komentet tona t'i dërgojmë bashkarisht me Grupin Parlamentar LDK-AAK-Nisma. Pra, afati kohor për dërgimin e komenteve është deri me 4 gusht mirëpo ne para këtij afati do të dakordohemi për tekstin dhe dokumentin që do ta dërgojmë në kushtetuese dhe do ta dërgojmë atë bashkërisht si deputetë të Kuvendit të Kosovës", tha Haxhiu për KosovaPress.

Deputetja Haxhiu nuk ka treguar se si do të japin komentet e tyre, nëse ka pasur ose jo shkelje, ndonëse ajo tha se shkelje të rregullores dhe Kushtetutës ka pasur nga ana e PDK-së.

"Unë konsideroj se ka pasur shkelje nga ana e PDK-së, fillimisht me zënien e ulëseve aty ku i përket Grupit me të madh Parlamentar, pra kanë vepruar në shpërputhje të plotë me vendimin e Kuvendit dhe me pas ka pasur një uzurpim nga ana e PDK-së dhe pengim të punës së seancës konstituive dhe kjo është bërë e ditur. Pra ne si deputetë të Kuvendit veç sa kemi mbrojtur rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës, pra ka pasur jo shkelje nga ana e 83 deputetëve, por nga ana PDK-së të cilët e penguan dhe uzurpuan Kuvendin", theksoi ajo.

PDK-ja të premten e javës që shkoi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ankesën lidhur me procedurat e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Kuvendit, derisa kushtetuesja u ka kërkuar të gjithë deputetëve që të dërgojnë komentet e tyre rreth seancës konstituive të 17 korrikut.

Mirëpo, sot Gjykata Kushtetuese mori vendim për pezullimin e Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit, deri në vendimin përfundimtar të saj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DANAS - BASHKIMI EVROPIAN DO TË JAPË EDHE 300 MILIONË EURO PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS (07.23.2014)
TRESHJA PARALAJMËRON RISHIKIM TË PUNESIMEVE NË GJASHTË MUAJT E FUNDIT (07.23.2014)
HIPOTEKAT NUK SHITEN (07.23.2014)
VV - ISH QEVERIA S'KA MANDAT TË MARRË VENDIM PËR TERMOCENTRALIN 'KOSOVA E RE' (07.23.2014)
JACOBSON KËRKON NGA LIDERËT QË TA PRESIN VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.23.2014)
JAKUP KRASNIQI - PËR BEOGRADIN ZYRTAR, VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË SHQIPTAR I MIRË (07.23.2014)
LETËR E HAPUR E FAMILJES MANAJ NË 14 VJETORIN E VRASJES SË SHABAN MANAJT (07.23.2014)
BRUKSEL - PA NDONJË MARRËVESHJE PËR BARRIKADAT (07.22.2014)
JAHJAGA IU PËRGJIGJET  PARTIVE TË SHUMICËS SË RE PARLAMENTARE - PËRMBAHUNI NGA TRYSNITË POLITIKE (07.22.2014)
LDK-AAK-NISMA: NËSE JAHJAGA NUK E MANDATON HARADINAJN, NE I DREJTOHEMI KUSHTETUESES (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]