E Martë, 04.23.2024, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYETARI I KUVENDIT ISA MUSTAFA PRANON VENDIMIN E KUSHTETUESES, PEZULLON PËRKOHËSISHT POSTIN

E Mërkurë, 07.23.2014, 03:53pm (GMT+1)



Duke marrë në konsideratë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm nga posti i kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa ka pezulluar përkohësisht të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit.

Konform vendimit, Isa Mustafa "nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014.

Me këtë vendim, obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës, i kumtuar përmes një postimi në faqen zyrtare, pason kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Njëherësh, PDK ka kërkuar që të merret edhe masa e suspendimit apo pezullimit të punës së Kuvendit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, çka edhe është miratuar.

Masa e përkohshme për Mustafën dhe punën e Kuvendit do të jetë në fuqi deri në publikimin e vendimit përfundimtar, i cili sipas Kushtetueses, do ët shpallet më së largu deri më 18 shtator të vitit 2014.

Lënda rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sipas kërkesës së deputetëve të PDK-së  është duke u shqyrtuar dhe pritet që jo më larg se deri më 4 gusht, argumentet e veta për zgjedhjen e Mustafës në Gjykatë t'i deponojë edhe koalicioni LDK, AAK dhe Nisma.

Ky koalicion kishte kandiduar Mustafën për postin e kryetarit në seancën e 17 korrikut, ku Mustafa kishte marrë 65 vota, nga 83 deputetët në sallë.

Në atë seancë nuk ishin të pranishëm 37 deputetët e partisë demokratike të Kosovës, të cilët pretendonin se posti i kryetarit të Kuvendit i takonte PDK-së.

Tani mbetet që Gjykata ta thotë vendimin përfundimtar në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryekuvendarit para datës 18 shtator.REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VV-ja BASHKË ME LDK-AAK-NISMA NË KOMENTET PËR KUSHTETUESE (07.23.2014)
DANAS - BASHKIMI EVROPIAN DO TË JAPË EDHE 300 MILIONË EURO PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS (07.23.2014)
TRESHJA PARALAJMËRON RISHIKIM TË PUNESIMEVE NË GJASHTË MUAJT E FUNDIT (07.23.2014)
HIPOTEKAT NUK SHITEN (07.23.2014)
VV - ISH QEVERIA S'KA MANDAT TË MARRË VENDIM PËR TERMOCENTRALIN 'KOSOVA E RE' (07.23.2014)
JACOBSON KËRKON NGA LIDERËT QË TA PRESIN VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.23.2014)
JAKUP KRASNIQI - PËR BEOGRADIN ZYRTAR, VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË SHQIPTAR I MIRË (07.23.2014)
LETËR E HAPUR E FAMILJES MANAJ NË 14 VJETORIN E VRASJES SË SHABAN MANAJT (07.23.2014)
BRUKSEL - PA NDONJË MARRËVESHJE PËR BARRIKADAT (07.22.2014)
JAHJAGA IU PËRGJIGJET  PARTIVE TË SHUMICËS SË RE PARLAMENTARE - PËRMBAHUNI NGA TRYSNITË POLITIKE (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]