VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK-ja e quan të pakuptimtë reagimin për presion ndaj Presidentes
ARBEN GASHI - PRESIDENTJA LE TË JAPË DORËHEQJEN

E Mërkurë, 07.23.2014, 07:37pm (GMT1)



Lidhja Demokratike e Kosovës e quan të pakuptimtë reagimin se po ushtrohet presion ndaj presidentit, raporton KTV.

Arben Gashi i LDK-së thotë se presidentja Jahjaga tashmë është dashur të niste konsultat me përfaqësuesit politikë, të cilat do të dërgonin në konsolidimin e qeverisë.

Gashi thotë se ka forma të shumta, madje edhe ligjore, të cilat do të mund t'i shfrytëzonte presidentja për t'u larguar nga presionet. Sipas tij, një prej mundësive të presidentes dhe në rast se nuk e duron presionin, është edhe dorëheqja.

Zyra e Presidentes së Kosovës u deklarua të martën se blloku opozitar po bën presion ndaj saj. Në reagimin e Presidencës thuhej se partitë politike duhej pritur deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Derisa blloku LDK-AAK-NISMA akuzon presidenten për mosndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka interferuar në punët e presidentes, duke thënë se ajo duhet pritur deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.