KUSHTETUESJA E KONSIDERON TË KONSTITUAR KUVENDIN
E Enjte, 07.24.2014, 07:48am (GMT+1)
Prishtinë, 24 korrik 2014 - Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke e komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ka thënë se në bazë të këtij vendimi Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar.
"Nëse e lexoni me kujdesë vendimin, ai e bën pezullimin vetëm sa i takon vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e Kuvendit, por nuk bën pezullim të vendimit për konstituimin e Kuvendit, përkatësisht për njohjen e betimit të deputetëve dhe si i tillë në fakt Kuvendi vazhdon të konsiderohet i konstituuar, por kryetari dhe Kryesia vazhdojnë të jenë të pezulluar deri në nxjerrjen e vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese", është shprehur për "Zërin" Korenica.
www.voal-online.ch
|