E Enjte, 03.28.2024, 06:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAPA FRANÇESKU U SHPALL 'QYTETAR NDERI' I TIRANËS

E Enjte, 07.24.2014, 08:33am (GMT+1)



Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në shtator 2014, në një mbledhje të veçantë, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332.786.906 lekë (2 milionë e 385 mijë euro) për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit "Nënë Tereza" si dhe dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Tiranës, Atit të Shenjtë.

Për herë të parë, në mbledhjen e mbajtur jashtë radhe, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan në unanimitet dy projekt-vendimet. Investimi në shesh bëhet edhe më i domosdoshëm dhe emergjent në kuadër të vizitës së Papës në Shqipëri, ku në sheshin "Nënë Tereza" do mbahet dhe mesha e shenjtë.

Ky investim po realizohet në kushtet e një nevoje ekstreme, si rezultat i rëndësisë së këtij evenimenti, ndikimit social dhe kulturor që ka kjo vizitë për komunitetin e qytetit të Tiranës dhe më gjerë, si dhe afatit të venë në dispozicion deri në vizitën e Papa Françeskut, kjo dhe bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 440 datë 02.07.2014 , në bazë të të cilit është krijuar Komisioni Shtetëror, që do të bashkërendojë punën për organizimin e aktiviteteve lidhur me këtë eveniment.

Gjithashtu, në mbledhje u mor edhe vendimi për dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Tiranës Papa Françesku, Papa i 266-të i Kishës Katolike me motivacionin:
"Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare , i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSHTETUESJA E KONSIDERON TË KONSTITUAR KUVENDIN (07.24.2014)
KËRKESA E PBDNJ NË VITIN 1993 - HIMARA TË BASHKOHET ME VRANISHTIN (07.24.2014)
LDK-ja e quan të pakuptimtë reagimin për presion ndaj PresidentesARBEN GASHI - PRESIDENTJA LE TË JAPË DORËHEQJEN (07.23.2014)
MINORITETI GREK PËR REFORMËN ADMINISTRATIVE VË NË LËVIZJE ATHINËN (07.23.2014)
KRYETARI I KUVENDIT ISA MUSTAFA PRANON VENDIMIN E KUSHTETUESES, PEZULLON PËRKOHËSISHT POSTIN (07.23.2014)
VV-ja BASHKË ME LDK-AAK-NISMA NË KOMENTET PËR KUSHTETUESE (07.23.2014)
DANAS - BASHKIMI EVROPIAN DO TË JAPË EDHE 300 MILIONË EURO PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS (07.23.2014)
TRESHJA PARALAJMËRON RISHIKIM TË PUNESIMEVE NË GJASHTË MUAJT E FUNDIT (07.23.2014)
HIPOTEKAT NUK SHITEN (07.23.2014)
VV - ISH QEVERIA S'KA MANDAT TË MARRË VENDIM PËR TERMOCENTRALIN 'KOSOVA E RE' (07.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]