E Enjte, 03.28.2024, 03:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËDHËNËSI I CLINT WILLIAMSON - KËTO QË THONË MEDIAT E KOSOVËS DHE TË SERBISË KUNDËR HARADINAJT JANË SPEKULLIME

E Enjte, 07.24.2014, 11:21am (GMT+1)



Gazetat serbe vazhdojnë edhe sot spekulimet rreth përmbajtjes së raportit të prokurorit special, Clint Williamson.

Gazetat "Danas" dhe "Kurir" citojnë burime diplomatike në Bruksel që kanë pohuar se është e mundur ngritja e aktakuzave për krime lufte kundër komandantëve të zonave operative të UÇK-së në bazë të dëshmive që do të botohen në raportin e p0rokurorit kryesor të ekipit Special për hetimin e tregtisë me organe njerëzore në Kosovë më 1999.

Sipas gazetës "Danas", më i dalluari nga ata që mund të akuzohen është Ramush Haradinaj që ka udhëhequr në zonën e Dukagjinit, me bazë në fshatin Jabllanicë, transmeton Kosovapress.

Tribunali i Hagës vite më parë e ka liruar Haradinajn, ish-kryeministrin e Kosovës, nga aktakuza për krime lufte kundër civilëve më 1998. Komandantë të zonave të tjera ishin Rrustem Mustafa-Remi, Rrahman Rama, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Ekrem Rexha dhe Ahmet Nesufi.

"Danas" përkujton se informatat nga Brukseli thonë se janë gjetur dëshmi për krime lufte të kryera në zonat e liqenit Radoniq, Kleçkë, Zoçishtë dhe Bellaqevc.

Por, gjithnjë sipas medias serbe, nuk janë gjetur dëshmi të mjaftueshme për tregti me organe në Kosovë, krim të organizuar dhe për përgjegjësinë komanduese të shtabit qendror të UÇK-së. Ky fakt sipas gazetës serbe nënkupton se lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk do të jetë i përfshirë në aktakuza.

Joao Sousa, zëdhënësi i Kryeprokurorit Clint Williamson pohon se nuk do të bien në ndikim të presioneve politike dhe se këto që paraqiten në mediat e Kosovës dhe Serbisë janë spekulime.

Në një deklaratë dhënë "Danas", Sousa ka shtuar se do të flasë më gjerësisht për raportin e Kryeprokurorit pas botimit të tij dhe se deri atëherë nuk do të komentojë spekulimet.

Zëdhënësi i ekipit special të EULEX, Sousa, gjithashtu ka deklaruar se kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Serbisë dhe me institucionet përgjegjëse në Kosovë, si dhe u janë falënderuar të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU U SHPALL 'QYTETAR NDERI' I TIRANËS (07.24.2014)
KUSHTETUESJA E KONSIDERON TË KONSTITUAR KUVENDIN (07.24.2014)
KËRKESA E PBDNJ NË VITIN 1993 - HIMARA TË BASHKOHET ME VRANISHTIN (07.24.2014)
LDK-ja e quan të pakuptimtë reagimin për presion ndaj PresidentesARBEN GASHI - PRESIDENTJA LE TË JAPË DORËHEQJEN (07.23.2014)
MINORITETI GREK PËR REFORMËN ADMINISTRATIVE VË NË LËVIZJE ATHINËN (07.23.2014)
KRYETARI I KUVENDIT ISA MUSTAFA PRANON VENDIMIN E KUSHTETUESES, PEZULLON PËRKOHËSISHT POSTIN (07.23.2014)
VV-ja BASHKË ME LDK-AAK-NISMA NË KOMENTET PËR KUSHTETUESE (07.23.2014)
DANAS - BASHKIMI EVROPIAN DO TË JAPË EDHE 300 MILIONË EURO PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS (07.23.2014)
TRESHJA PARALAJMËRON RISHIKIM TË PUNESIMEVE NË GJASHTË MUAJT E FUNDIT (07.23.2014)
HIPOTEKAT NUK SHITEN (07.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]