VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KMDLNJ - LIBRI I SURROIT PËR THAÇIN KA PËRMBAJTJE FASHISTE E RACISTE -TËRMKOLLI: KMDLNJ VEGËL E HASHIM THAÇIT

E Enjte, 07.24.2014, 11:28am (GMT1)


Prishtinë, 24 korrik 2014 - Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka thënë se libri Këmbët e Gjarprit nga autori Veton Surroi, ka përmbajtje raciste dhe fashiste.
"Ky libër ka përmbajtje raciste dhe fashiste. Lexojeni dhe do ta shihni", theksoi Shala si mysafir në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Megjithatë Shala tha se KMDLNJ i ka dalë në mbrojtje Surroit, kur në Ferizaj u dogj publikisht libri i tij.

"Edhe pse libri ka përmbajtje të tillë, ne kemi dalë haptazi kundër djegies. Për ne është e papranueshme një veprim i tillë", tha Shala.

Në këtë debat ka marrë pjesë edhe anëtarja e AAK-së Melihate Tërmkolli.

Ajo ka akuzuar KMDLNJ-në se po i shërben PDK-së dhe liderit të saj Hashim Thaçi.
"KMDLNJ është bërë vegël e Hashim Thaçit. Ju po i shërbeni me komentet tuaja PDK-së. Këtë e keni bërë me reagimin tuaj për seancën konstituive", tha Tërmkolli.
Krytari i KMDLNJ-së e ka mohuar këtë akuzë.

"Ju po e shihni edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim e konfirmon qëndrimin tonë, se atë ditë nuk kishte vetëm një seancë normale", përfundoi ai.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.