E Enjte, 04.25.2024, 09:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ANALISTËT - I RREZIKSHËM PRECEDENTI I KRIJIMIT TË KRIZAVE POLITIKE NGA GJYKATA KUSHTETUESE

E Enjte, 07.24.2014, 06:31pm (GMT+1)


Masa e Përkohshme që Gjykata Kushtetuese shpalli për pezullimin e postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës ishte e pritshme dhe se tani ajo të ketë efekte në raport me formimin e institucioneve të reja, vlerësojnë analistët politik në Prishtinë.

Ata thonë se me këtë masë, suspendohet afati kushtetues për Kuvendin e Kosovës, duke e përjashtuar mundësinë që vendi tash për tash të shkojë në zgjedhje.

Po ashtu, masa nuk i lejon as presidentes Atifete Jahjaga të shpallë mandatarin për krijimin e qeverisë.

Procesi në Gjykatën Kushtetuese pritet që ta lë Kosovën pa qeveri të re edhe për një kohë dhe të vazhdojë tutje me qeverinë në largim, por e cila nuk i ka kompetencat e plota.

Analisti Dren Doli thotë se vendimi i Kushtetueses për rastin Mustafa ka qenë i pritshëm, marrë parasysh kërkesën që kishte parashtruar Partia Demokratike e Kosovës.

Por, ai beson se kjo gjykatë mund të marrë vendimin para 18 shtatorit, si afat i fundit ligjor, për shkak të rëndësisë që ka për vendin konstituimi i institucioneve të reja.

"Çfarë Gjykata Kushtetuese mund të bëjë me vendimin përfundimtar është që t'i japë përgjigje kuptimit apo termit grup parlamentar dhe kohës se kur sipas Kushtetutës konsiderohet i themeluar grupi parlamentar në mënyrë që t'u jap përgjigje përfundimtare debateve politike se kush është grupi më i madh parlamentar i cili me automatizëm fiton të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit dhe t'u hap rrugë zgjedhjes së institucioneve", ka thënë Doli.

Ndërkohë, analisti Halil Matoshi thotë se vendimi fillestar i kushtetueses ishte i pritshëm.

Por, sipas tij, në rast se kjo Gjykatë do të shtyjë marrjen e vendimit përfundimtar deri më 18 shtator, atëherë ky vendim mund të marr konotacione politike.

"Në rend të parë ky vendim e ndal kohën kushtetuese dhe në një mënyrë i eviton zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mirëpo nëse vendimi përfundimtar do të zvarritet sipas aftit ligjor deri më 18 shtator, siç thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë objektivisht del që Gjykata Kushtetuese ka rrëshqitur apo është influencuar politikisht", ka thënë Matoshi.

Kohët e fundit, Gjykata Kushtetuese ka qenë e vërshuar nga kërkesat e institucioneve dhe subjekteve politike për interpretime.

Dren Doli tërheq vërejtjen se në disa raste, partitë madje po kërkojnë zgjidhje të problemeve që kërkojnë konsensus politik përmes këtij organi jo politik.

"Kosova nuk mund të vazhdojë përjetësisht që debatet politike t'i shndërrojë në kriza kushtetuese apo kriza institucionale dhe zgjidhjen për këto kriza ta kërkoj jashtë vullnetit të tyre politik duke i ngarkuar apo bërë presion organeve të pavarura", ka deklaruar Doli.

Edhe analisti Halil Matoshi konsideron se Gjykata Kushtetuese nga subjektet politike po shihet si një institucion i pushtetit absolut, për shkak të kërkesave të vazhdimësi që po i parashtrohen në mungesë të marrëveshjeve politike.

"Praktikisht Gjykatës Kushtetuese në njëfarë mënyrë  po i drejtohen të gjithë dhe për gjithçka është kthyer, kushtimisht thënë në një pushtet absolut në Kosovë, kurse dihet që Gjykata Kushtetuese nuk është pushtet politik", ka theksuar Matoshi.

Me Masën e Përkohshme, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit dhe ka suspenduar aktivitetet e Kuvendit deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Pas lëndës që PDK i ka dërguar Kushtetueses për kontestimin e zgjedhjes së Mustafës, tani edhe blloku LDK, AAK, Nisma dhe deputetët që qëndruan në sallë gjatë mbledhjes konstituive të 17 korrikut kanë të drejtë të parashtrojnë përgjigjet e tyre para se të merret vendimi final nëse Mustafa ishte zgjedhur apo jo sipas procedurave të rregullta.
rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMUSH HARADINAJ - LAJMI PËR AKTAKUZË NDAJ MEJE I SPONSORIZUAR NGA HASHIM THAÇI (07.24.2014)
LDK-AAK-NISMA: VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE NUK NA NDALShumica e re qeverisëse paralajmëron Presidenten t'i kryejë detyrimet e veta në bazë të Kushtetutës (07.24.2014)
ISA MUSTAFA - PAVARËSISHT NGA KUSHTETUESJA, JANË DEPUTETËT ATA QË VENDOSINLDK,AAK e Nisma i kërkojnë PDK-së të mos tentojë rizaptimin e institucioneve (07.24.2014)
VISAR YMERI E QUAN TË GABUAR VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.24.2014)
KMDLNJ - LIBRI I SURROIT PËR THAÇIN KA PËRMBAJTJE FASHISTE E RACISTE -TËRMKOLLI: KMDLNJ VEGËL E HASHIM THAÇIT (07.24.2014)
ZËDHËNËSI I CLINT WILLIAMSON - KËTO QË THONË MEDIAT E KOSOVËS DHE TË SERBISË KUNDËR HARADINAJT JANË SPEKULLIME (07.24.2014)
PAPA FRANÇESKU U SHPALL 'QYTETAR NDERI' I TIRANËS (07.24.2014)
KUSHTETUESJA E KONSIDERON TË KONSTITUAR KUVENDIN (07.24.2014)
KËRKESA E PBDNJ NË VITIN 1993 - HIMARA TË BASHKOHET ME VRANISHTIN (07.24.2014)
LDK-ja e quan të pakuptimtë reagimin për presion ndaj PresidentesARBEN GASHI - PRESIDENTJA LE TË JAPË DORËHEQJEN (07.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]