VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA - JEMI TË VENDOSUR PËR T'I DHËNË VENDIT SHANSIN PËR NDRYSHIM

E Premte, 07.25.2014, 07:32am (GMT1)



Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është kthyer seancës konstituive të 17 korrikut, në të cilën ka thënë se ndodhi veprimi më demokratik, në rrethana krejtësisht jodemokratike, që mund të ndodh në një vend.

"Me vullnetin e tyre, 83 deputetë u shprehën se nuk e dëshirojnë vazhdimin e qeverisjes, e cila e ka ngulfat shtetin. Ky është vendim i atyre që morën votën e sovranit. Ne nuk e përdorëm as rrugën dhe as dhunën për ta treguar fuqinë dhe vendosmërinë tonë. E përdorëm votën, si mjetin më demokratik të këtij vendi", ka thënë Mustafa.

Në emër të koalicionit, ai ka thënë se LDK, AAK dhe Nisma sot janë edhe më shumë të vendosur që të vazhdojnë rrugën demokratike për t'i dhënë këtij vendi shansin e ndryshimeve.

"Unë jam i prirë të besoj se institucionet e pavarura do të marrin vendim të pavarur kushtetues. PDK dhe z. Thaçi duhet ta kenë të qartë se gjykata gjykon për kushtetutshmërinë, por ajo nuk e zgjedh as Kryetarin e Kuvendit e as Qeverinë. Këtë e bëjnë deputetët. Ne e kemi grupin më të madh parlamentar, e kemi besimin e shumicës, edhe asaj shqiptare edhe të komuniteteve, që është kriter themelor kushtetues", ka thënë Mustafa.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.