E Enjte, 04.25.2024, 12:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
E MAJTA DËSHTON TË MIRATOJË NDRYSHIMET E LIGJIT PËR KLD - PESË DEPUTETË I 'ARRATISEN' GJATË VOTIMIT

E Premte, 07.25.2014, 07:36am (GMT+1)



Në Shqipëri shumica e majtë dështoi sot të miratonte ndryshimet në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pasi disa deputetë të saj, në mënyrë demostrative u larguan nga salla ku edhe opozita nuk ishte e pranishme për shkak të bojkotit.

Ndryshimet në ligjin për KLD-në ashtu si dhe kodi doganor apo dhe disa ndryshime në kodin e procedurës penale, të cilat duhet të miratoheshin sot, kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Mungesa e deputetëve të larguar, të cilët kohët e fundit kanë shprehur pakënaqësi veçanërisht për reformën territoriale, e bëri të pamundur votimin, i cili u shty për javën e ardhshme.

Shumica i ka cilësuar si emergjente ndryshimet në ligjin për KLD-në, të cilat kanë shkaktuar shumë debate dhe janë kundërshtuar nga vetë Këshilli apo dhe opozita.

I pyetur nga gazetarët për këtë cështje ambasadori amerikan Alexandër Arvizu, tha se Shqipërisë i nevojitet "një reformë në sistemin gjyqësor e cila duhet të jetë gjithpërfshirëse" dhe se kjo reformë duhet të prekë është Këshillin e Lartë të Drejtësisë "duke parë aktivitetin e tij jo konsekuent", deklaroi zoti Arvizu.

Ambasadori amerikan i bëri këto komente në përfundim të një takimi me disa deputetë të partisë demokratike. Ai nënvizoi se "në këndvështrimin e Shteteve të Bashkuara, reforma në sistemin gjyqësor, është një përparësi urgjente për vendin dhe se mënyra më efektive është gjithëpërfshirja, që njerëzit të marrin kohën e duhur, por mënyra më e mirë - theksoi ai - është pjesmarrja e plotë në parlament", duke ju referuar kështu bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës.    

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA - JEMI TË VENDOSUR PËR T'I DHËNË VENDIT SHANSIN PËR NDRYSHIM (07.25.2014)
KOMISIONI EVROPIAN - KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI, PENGESAT KRYESORE PËR KOSOVËN NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (07.24.2014)
ANALISTËT - I RREZIKSHËM PRECEDENTI I KRIJIMIT TË KRIZAVE POLITIKE NGA GJYKATA KUSHTETUESE (07.24.2014)
RAMUSH HARADINAJ - LAJMI PËR AKTAKUZË NDAJ MEJE I SPONSORIZUAR NGA HASHIM THAÇI (07.24.2014)
LDK-AAK-NISMA: VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE NUK NA NDALShumica e re qeverisëse paralajmëron Presidenten t'i kryejë detyrimet e veta në bazë të Kushtetutës (07.24.2014)
ISA MUSTAFA - PAVARËSISHT NGA KUSHTETUESJA, JANË DEPUTETËT ATA QË VENDOSINLDK,AAK e Nisma i kërkojnë PDK-së të mos tentojë rizaptimin e institucioneve (07.24.2014)
VISAR YMERI E QUAN TË GABUAR VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.24.2014)
KMDLNJ - LIBRI I SURROIT PËR THAÇIN KA PËRMBAJTJE FASHISTE E RACISTE -TËRMKOLLI: KMDLNJ VEGËL E HASHIM THAÇIT (07.24.2014)
ZËDHËNËSI I CLINT WILLIAMSON - KËTO QË THONË MEDIAT E KOSOVËS DHE TË SERBISË KUNDËR HARADINAJT JANË SPEKULLIME (07.24.2014)
PAPA FRANÇESKU U SHPALL 'QYTETAR NDERI' I TIRANËS (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]