AMBASADORI ARVIZU - VENDI KA NEVOJË PËR REFORMA URGJENTE, KËRKOHET PJESËMARRJE E PLOTË NË PARLAMENT
E Premte, 07.25.2014, 07:53am (GMT+1)
I pyetur nga gazetarët për çështjen e KLD ambasadori amerikan Alexandër Arvizu, tha se Shqipërisë i nevojitet "një reformë në sistemin gjyqësor e cila duhet të jetë gjithpërfshirëse" dhe se kjo reformë duhet të prekë është Këshillin e Lartë të Drejtësisë "duke parë aktivitetin e tij jo konsekuent", deklaroi zoti Arvizu.
Ambasadori amerikan i bëri këto komente në përfundim të një takimi me disa deputetë të partisë demokratike. Ai nënvizoi se "në
këndvështrimin e Shteteve të Bashkuara, reforma në sistemin gjyqësor,
është një përparësi urgjente për vendin dhe se mënyra më efektive është
gjithëpërfshirja, që njerëzit të marrin kohën e duhur, por mënyra më e
mirë - theksoi ai - është pjesmarrja e plotë në parlament", duke ju referuar kështu bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës.
www.voal-online.ch
|