E Enjte, 04.25.2024, 04:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HARADINAJ - KOSOVA ËSHTË PENG I REGJIMIT TË THAÇIT, POR AUTORËT E PENGUT DO TË MARRIN SHPËRBLIMIN E VET

E Premte, 07.25.2014, 01:24pm (GMT+1)


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan si standard të dyfishtë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, që me masë të përkohshme pezulloi punën e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Isa Mustafa.

Sipas tij, në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, Kushtetuesja nuk mori një vendim të tillë për masë pezullimi.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se Kosova është peng "i zaptueshmërisë të regjimit të Thaçit", siç shprehet ai, por thotë se të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vet, përfshirë edhe ata të institucioneve të pavarura.

"Është standard i dyfishtë, i përdorur nga gjykata në rastin e presidentit të mëhershëm. S'ka pasur masë pezullimi, në këtë rast ka. Kosova është peng i zaptueshmërisë të regjimit, po përdori një term që e ka përdorë kryesisht Vetëvendosja, të regjimit të Thaçit. Por nuk mundet me u mbajt peng ky proces politik për shkak se të zgjedhurit, në këtë rast deputetët, e kanë vendosë me i dhanë zgjidhje çdo situate të krijuar, qoftë edhe me ndërhyrje në institucionet e pavarura, do t'i japim zgjidhje përmes Parlamentit", ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë.

"Prej të zgjedhurve të popullit, prej qytetarëve, prej kësaj shoqërie. Pra, edhe zoti Thaçi edhe PDK-ja e ka marrë shpërblimin e parë politik, askush nga ne në politikë nuk dëshiron të punojë me ta", ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë më tej se si presidentja, si kryegjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në rast se janë sovran do të respektohen si sovran, në rast se jo edhe ata do ta marrin vlerësimin e sovranit, në këtë rast të qytetarëve, se të gjithë ne marrim vlerësim nga sovrani.

"I është dhënë një vlerësim nga sovrani PDK-së dhe zotit Thaçi, do ta ketë mundësinë me i dhanë sovrani një vlerësim secilit. Edhe presidentes, edhe kryegjyqtarit, në këtë rast zotit Hasani, edhe secilit tjetër. Askush s'mund ta mbaj peng Kosovën".

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përjashton çdo mundësi të ndonjë skenari në të cilin do të mund të përfshihej edhe Partia Demokratike e Kosovës në qeverisje, por vazhdon të mos shprehë siguri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje, dhe thotë se "Kosova duhet të mbetet proaktive në regjion, proaktive në integrime, proaktive në ekonomi".

Bisedat me Vetëvendosjen nuk bëhen për një votë sa për të qeverisur, njëjtë sikur nuk është e varur për votën e komuniteteve jo shqiptare, por sipas Haradinaj të gjithë janë të varur nga përgjegjësit që i marrin.

"Ne kemi pasur besimin e pakicave, komuniteteve etnike prej herët. Bisedat me Vetëvendosjen nuk janë të ndërlidhura fare për një votë sa për të qeverisë, ne e kemi votën për të qeverisë vendin, i kemi mbi 60 vota. U vërtetua edhe në seancën që shkoi. Për qeveri mund të kemi edhe më shumë. Do të thotë, mbi 60 vota i ka një qeveri LDK-AAK- NISMA por kontributi i Vetëvendosjes, mund të jetë i nevojshëm, i dobishëm, në rast se mbërrijmë me u dakordu në parime të përgjithshme, duke ruajtur edhe ndonjë specifikë, ndonjë mendim të ndarë për ndonjë çështje. Shkojmë në këtë frymë, nuk jemi të varur nga askush, për votën në qeverisje", ka thënë Haradinaj.

Sa i përket takimit të ndihmësekretares për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, në Departamentin e Shtetit Amerikan, me tre liderët e tri partive më të mëdha, por jo edhe atë të Albin Kurtit, Haradinaj thotë se "hetohet që është ende një ftohje, ose një zbehje e një besimi të ndërsjellë në mes të VV-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, mirëpo edhe ajo është evolutive, mund të ndryshojë".

Ai thotë se kanë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, por që duhet të rrisë bashkëpunimin me Berlinin.

"Duhet ta ruajmë një partneritet me Washingtonin, është tepër e nevojshme, është i dobishëm. Do të punojmë me BE-në, por duhet ta rrisim bashkëpunimin me Berlinin, pra duhet t'i japim një peshë këtij bashkëpunimi, meqenëse në këtë frymë ne, vetvetiu sa e kuptojmë rëndësinë e temave, dhe rëndësinë e partnerëve, të akterëve që na përballemi çdo ditë të jetës sonë", deklaron Haradinaj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI ARVIZU - VENDI KA NEVOJË PËR REFORMA URGJENTE, KËRKOHET PJESËMARRJE E PLOTË NË PARLAMENT (07.25.2014)
E MAJTA DËSHTON TË MIRATOJË NDRYSHIMET E LIGJIT PËR KLD - PESË DEPUTETË I 'ARRATISEN' GJATË VOTIMIT (07.25.2014)
ISA MUSTAFA - JEMI TË VENDOSUR PËR T'I DHËNË VENDIT SHANSIN PËR NDRYSHIM (07.25.2014)
KOMISIONI EVROPIAN - KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI, PENGESAT KRYESORE PËR KOSOVËN NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (07.24.2014)
ANALISTËT - I RREZIKSHËM PRECEDENTI I KRIJIMIT TË KRIZAVE POLITIKE NGA GJYKATA KUSHTETUESE (07.24.2014)
RAMUSH HARADINAJ - LAJMI PËR AKTAKUZË NDAJ MEJE I SPONSORIZUAR NGA HASHIM THAÇI (07.24.2014)
LDK-AAK-NISMA: VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE NUK NA NDALShumica e re qeverisëse paralajmëron Presidenten t'i kryejë detyrimet e veta në bazë të Kushtetutës (07.24.2014)
ISA MUSTAFA - PAVARËSISHT NGA KUSHTETUESJA, JANË DEPUTETËT ATA QË VENDOSINLDK,AAK e Nisma i kërkojnë PDK-së të mos tentojë rizaptimin e institucioneve (07.24.2014)
VISAR YMERI E QUAN TË GABUAR VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.24.2014)
KMDLNJ - LIBRI I SURROIT PËR THAÇIN KA PËRMBAJTJE FASHISTE E RACISTE -TËRMKOLLI: KMDLNJ VEGËL E HASHIM THAÇIT (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]