VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZGJEDHJET E REJA DO TË MUND TË PRODHONIN DHUNË E KONFLIKT, THOTË GASHI

E Premte, 07.25.2014, 01:31pm (GMT1)



Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk e konsideron si opsion shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja. Ai thotë se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme mbart me vete një potencial të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve.

E për t'u ikur ngjarjeve të dhunshme, ai pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese t'i hapë rrugë formimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

"Së pari, duhet ta presim vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi bazën këtij vendimi pastaj të merren vendimet e duhura", ka thenë Gashi për politiko.net. "Mendoj se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, sepse ka potencial jashtëzakonisht të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve.

Potencialisht do të kishim një grup potencial dhune që është PDK dhe këto palët tjerat, pastaj normalisht që do të reagonin me elemente të forcës dhe kjo mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme për vendin".


Ai ka thenë se në situatën në të cilën është Kosoova, zgjidhja më e mirë është zgjidhja kushtetuese dhe juridike dhe formimi sa më shpejtë i institucioneve.

Ndryshe, sa i përket negociatave të koaliconit LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosjen, Arben Gashi thotë se kjo e fundit duhet të shihet si partner strategjik nga partia e tij, por jo me çdo kusht.

"E konsideroj partner strategjik, po duhet parë edhe sjelljen dhe koston politike. Unë gjithmonë e kam konsideruar Vetëvendosjen partner strategjik, edhe në kohën kur të gjithë e konsideronin si armik. Por, duhet të jemi të kujdesshëm me ambiciet politike dhe mënyrën se si sillet Vetëvendosja dhe të tjerët", thotë Gashi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.