E Enjte, 04.18.2024, 09:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KMDLNJ - SERBËT ME SHUMËKATËSHE, SHQIPTARËVE IU NDALOHET RINDËRTIMI I SHTËPIVE TË DJEGURA

E Premte, 07.25.2014, 07:03pm (GMT+1)



Ligji nuk vepron njësoj për shqiptarët e serbët në veri të Mitrovicës. Derisa shqiptarëve iu është ndërprerë puna për rindërtimin e 6 shtëpive, serbët kanë filluar ndërtimin e dy objekteve shumëkatëshe. Për më tepër, strukturat serbe janë hedhur në ofensivë për të blerë tokat e shqiptarëve në këtë lagje, në mënyrë që të ndërtojnë objekte për banim kolektiv.

Nëse shqiptarët nga lagjja e Kroit të Vitakut duhet të kërkojnë leje për t'i rindërtuar shtëpitë e djegura në pronat e tyre, kjo nuk vlen edhe për serbët. Këta të fundit kanë filluar t'i ndërtojnë dy objekte shumëkatëshe banesore në këtë lagje.

Veprimet e serbëve kanë irrituar banorët shqiptarë, pasi këta të fundit nuk po lejohen nga serbët të vazhdojnë ndërtimet.

Kompanisë së kontraktuar për t'i rindërtuar shtëpitë e shqiptarëve, disa ditë më parë i është ndërprerë puna, në ndërtim e sipër të 6 shtëpive shqiptare. Punimet janë ndërprerë nga serbët të cilët u bllokuan rrugën me kamion, sipas përfaqësuesit të lagjes, Nazmi Azemi.

Në komunën e Mitrovicës së Jugut thonë se paratë për ndërtimin e shtëpive janë siguruar nga fondi "Ndihmo edhe ti", por ndërtimet u ndërprenë dhe tash komuniteti është në pritje të veprimeve të institucioneve të shtetit, në mënyrë që rindërtimi i shtëpive të vazhdojë.

Kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha për televizionin publik të Kosovës se të gjitha punimet të cilat janë zhvilluar pas moratoriumit në veriun e Mitrovicës, do të zhbëhen.

Televizioni u përpoq të mësojë më shumë rreth objekteve të larta të serbëve që po ndërtohen në këtë lagje. Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, kishte premtuar se do të deklarohet sot për televizionin, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike.

Burime të televizionit publik të Kosovës thonë se strukturat paralele serbe janë të interesuara t'i blejnë pronat e shqiptarëve për të ndërtuar banesa kolektive.

Në lagjen "Kroi i Vitakut" ka pasur përplasje mes shqiptarëve dhe serbeve, që kur kanë filluar të ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve.

Sipas të dhënave të KMDLNJ-së në Mitrovicë nga pas lufta e deri me tani në veriun e Mitrovicës janë uzurpuar 1400 prona të shqiptarëve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËVESHJA E STABILIZIM-ASOCIIMIT BE-KOSOVË MUND TË NËNSHKRUHET BRENDA PRESIDENCËS ITALIANE (07.25.2014)
SHUMICA E RE QEVERISËSE I BALLAFAQON ARGUMENTET ME PDK-në NË KUSHTETUESE (07.25.2014)
FUSHAT KRYESORE KU NGECI KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
NUMËR I MADH KRITERESH TË PAPËRMBUSHURA NGA KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
ZGJEDHJET E REJA DO TË MUND TË PRODHONIN DHUNË E KONFLIKT, THOTË GASHI (07.25.2014)
HARADINAJ - KOSOVA ËSHTË PENG I REGJIMIT TË THAÇIT, POR AUTORËT E PENGUT DO TË MARRIN SHPËRBLIMIN E VET (07.25.2014)
AMBASADORI ARVIZU - VENDI KA NEVOJË PËR REFORMA URGJENTE, KËRKOHET PJESËMARRJE E PLOTË NË PARLAMENT (07.25.2014)
E MAJTA DËSHTON TË MIRATOJË NDRYSHIMET E LIGJIT PËR KLD - PESË DEPUTETË I 'ARRATISEN' GJATË VOTIMIT (07.25.2014)
ISA MUSTAFA - JEMI TË VENDOSUR PËR T'I DHËNË VENDIT SHANSIN PËR NDRYSHIM (07.25.2014)
KOMISIONI EVROPIAN - KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI, PENGESAT KRYESORE PËR KOSOVËN NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]