E Premte, 04.19.2024, 03:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MUSTAFA - DERI NË VENDIMIN PËRFUNDIMTAR TË KUSHTETUESES, DO T'I VAZHDOJMË KONSULTAT ME BLLOKUN

E Premte, 07.25.2014, 08:50pm (GMT+1)



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa, pozita e të cilit është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pas ankesës së parashtruar nga PDK, ka thënë se ky vendim nuk është përfundimtar. Por ka theksuar se, megjithatë, do ta respektojë deri në një vendim të plotë.

Këto komente, Mustafa i bëri gjatë një bisede me televizionin Al Jazeera Balkans, duke theksuar se blloku LDK-AAK-Nisma i kanë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullim të aktivitetit tim si i zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës nuk është përfundimtar. Unë jam i zgjedhur me shumicë të votave nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, e respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është e dukshme se ne jemi shumica, LDK-AAK dhe Nisma. Është gjithçka në përputhje me Kushtetutën. Ne kemi marrë pjesë si grup parlamentar në Kuvend, i kemi pasur 83 vota dhe në këtë mënyrë unë jam zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës", ka thënë Mustafa, transmeton koha.net.

Lideri i LDK-së ka thënë se Gjykatës Kushtetuese do t'ia ofrojnë të gjitha përgjigjet e kërkuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka theksuar se pret që vendimi përfundimtar i kësaj Gjykate të merret deri në shtator, por thotë se mund të ndodhë të bëhet edhe më herët.

"Meqenëse aktualisht Kuvendi i Republikës është në pushim, nuk kemi asnjë aktivitet atyre dhe ne do t'i vazhdojmë konsultat. Deri në atë kohë, ne do t'i vazhdojmë takimet e bllokut për të diskutuar se si do të qeverisim me vendin në të ardhmen", ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se as Thaçi e as deputetë e ministra të ekzekutivit të kaluar nuk po tregohen të gatshëm që ta pranojë realitetin e krijuar.

Ndërsa ka theksuar se vendi nuk është i interesuar që të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, duke shtuar se në këtë kohë, partia e tij është e interesuar që të mbetet në qeveri, e jo më në opozitë.

Ndërkaq, në një postim të pak mëhershëm në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova aktualisht po duket "shtet pa shtet".

"Me jetë parlamentare të pezulluar, me Qeveri në ikje, Kryeministër i cili është edhe deputet, shumë ministra që janë deputet, këshilltar komunal, drejtorë e nënkryetarë të komunave njëherësh deputet, me konflikt interesi e në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë këta marrin vendime të mëdha, pa asnjë përgjegjësi, pa i penguar askush. Këta që e kanë kapur shtetin dhe e kanë siguruar diktatin, pse mos të thonë zgjate zot, se kurrë me mirë nuk ka qenë, sepse Kosovën e shndërruan në livadhin e tyre. Por e vërteta është se ky vend ka rregulla, ligje dhe Kushtetutë, ka edhe institucione të pavarura, të cilat duket qartë se nuk kanë peshë për sundimtarët! E Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!", ka shkruar Mustafa.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KMDLNJ - SERBËT ME SHUMËKATËSHE, SHQIPTARËVE IU NDALOHET RINDËRTIMI I SHTËPIVE TË DJEGURA (07.25.2014)
MARRËVESHJA E STABILIZIM-ASOCIIMIT BE-KOSOVË MUND TË NËNSHKRUHET BRENDA PRESIDENCËS ITALIANE (07.25.2014)
SHUMICA E RE QEVERISËSE I BALLAFAQON ARGUMENTET ME PDK-në NË KUSHTETUESE (07.25.2014)
FUSHAT KRYESORE KU NGECI KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
NUMËR I MADH KRITERESH TË PAPËRMBUSHURA NGA KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
ZGJEDHJET E REJA DO TË MUND TË PRODHONIN DHUNË E KONFLIKT, THOTË GASHI (07.25.2014)
HARADINAJ - KOSOVA ËSHTË PENG I REGJIMIT TË THAÇIT, POR AUTORËT E PENGUT DO TË MARRIN SHPËRBLIMIN E VET (07.25.2014)
AMBASADORI ARVIZU - VENDI KA NEVOJË PËR REFORMA URGJENTE, KËRKOHET PJESËMARRJE E PLOTË NË PARLAMENT (07.25.2014)
E MAJTA DËSHTON TË MIRATOJË NDRYSHIMET E LIGJIT PËR KLD - PESË DEPUTETË I 'ARRATISEN' GJATË VOTIMIT (07.25.2014)
ISA MUSTAFA - JEMI TË VENDOSUR PËR T'I DHËNË VENDIT SHANSIN PËR NDRYSHIM (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]