VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA, KOSOVA DHE MALI I ZI ARRIJNË MARRËVESHJE PËR KUFIRIN TREPALËSH

E Shtunë, 07.26.2014, 01:48pm (GMT1)



Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar dje Ministria e brendshme e Malit të Zi.

Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për "pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh", dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Në takim, poashtu, është arritur marrëveshja për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.

Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.