E Mërkurë, 04.24.2024, 08:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Përfundon vizita e Ministres së Jashtme të Italisë Mogherini në Tiranë
GJATË PRESIDENCËS ITALIA KA PËRPARËSI AFRIMIN E BEOGRADIT ME TIRANËN

E Shtunë, 07.26.2014, 04:30pm (GMT+1)



Italia gjatë Presidencës së BE do të punojë për një dialog të ri Beograd- Tiranë. Ajo bën apel për zgjerim të marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Federica Mogherini, Ministrja e Jashtme e Italisë, vendit që mban presidencën e rradhës së BE, përfundoi mbrëmë vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, Ministrin e Jashtëm shqiptar, ajo e konsideroi Shqipërinë "shtyllë të fortë të sigurisë dhe stabilitetit rajonal" dhe bëri thirrje për zgjerim të mëtejshëm të marrdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nga njëra anë dhe mes tyre dhe BE, nga ana tjetër. Ajo bëri publike nismën e Italisë si kryesuese e radhës e Presidencës së BE, për një dialog të ri Shqipëri - Serbi.

"Dëshëroj të permend rolin kyç të Shqipërisë në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Do të bisedoj me ministrin e Jashtëm serb të cilin do ta takoj të hënën (27 korrik 2014) në Beograd për të realizuar një takim tripalësh Shqipëri-Itali-Serbi për të çelur një dialog të ri mes tre vendeve, për t'i dhënë rëndësi më të madhe rolit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon", tha mnistrja Mogherini mbrëmë në Tiranë.

Ajo deklaroi se gjithashtu se "Italia është partnere strategjike e Shqipërisë dhe gjatë presidencës italiane të BE do të punohet për një frymë të re në marrëdhëniet Itali- Shqipëri".

Program i ri bashkëpunimit trevjeçar për zhvillim

Në kuadër të kësaj përpjekjeje ministrja Mogherimi bëri të ditur nënshkrimin mbrëmë në Tiranë, me homologun e saj shqiptar Ditmir Bushati të programit të ri trevjecar të bashkëpunimit për zhvillim mes Italisë dhe Shqipërisë, 2014-2016.

"Ky program bashkëpunimi pasuron me një gamë shumë të gjerë fushat e bashkëpunimit të deritanishëm duke kaluar nga prania sasiore e Italisë në Shqipëri në atë cilësore. Ky program nuk është ndihmë për Shqipërinë por partneritet mes dy vendeve", tha ministrja Mogherini.

Programimi i bashkëpunimit trevjeçar shihet si një vazhdim i mbështetjes së konsoliduar të Italisë ndaj zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë, që nga vitet '90 , të konkretizuar në shumë projekte me një vlerë të përgjithshme prej rreth 750 milionë euro. Programi i ri ka një vlerë prej 71 milionë eurosh. Ai synon rritjen e qëndrueshme të Shqipërisë përmes projektesh që nxisin konkurrueshmerine dhe inovacionin në makro sektorët e Zhvillimit Ekonomik, Bujqësisë e Zhvillimit Rural. Një vëmendje të veçantë në programin e ri të bashkëpunmit 2014- 2016 i kushtohet projekteve në mbështetje të qeverisjes së mirë, demokratizimit dhe shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit. Burime zyrtare nga Zyra e Bashkëpunimit Itali Shqipëri me seli në Tiranë , pohojnë për DW se aktualisht projektet aktive italiane të bashkëpunimit për zhvillim në Shqipëri arrijnë në 300 milionë euro, të cilat e bëjnë Italinë, pas Gjermanisë, një nga donatoret kryesore ndërkombetare aktive në Shqipëri. Marrëdhëniet mes dy vendeve u konsideruam mbrëmë nga Ministri i Jashtëm shqiptar Bushati, si model që mund të ndiqet edhe me Greqinë:

"Interesi i Shqipërisë mbetet i palëkundur, për të konsoliduar marrëdhënien strategjike që ekziston mes Shqipërisë dhe Greqisë për të adresuar të gjitha çështjet edhe në kuadër të fqinjësisë së mirë, edhe të rrugës së përbashkët evropiane. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali mund të jetë një model që mund të ndiqet edhe me Greqinë pavarësisht diferencave", tha ministri Bushati.

Prioritet kryesor i Shqipërisë - kryerja e reformave

Ministrja e Jashtme e Italisë, Mogherini, e vlerësoi Shqipërinë si "një model të shkëlqyer të vendosmërisë për të ndërmarrë reforma në të mirë të vendit". Ajo tha se statusi kandidat ishte njohje e rezultateve të punës së mirë që është bërë nga qeveria e Tiranës në kryerjen e reformave.

"Flas gjithnjë për njohje të statusit dhe jo dhënie të statusit, sepse puna më e madhe është bërë këtu. Vendimi i Këshillit të BE për njohjen e statusit Mbledhja e fundit e Këshillit përcakton edhe një sërë reformash të tjera që duhen marrë. Reformat përbërjnë yllin polar për Shqipërinë", theksoi ajo.

Ministrja e Jashtme e Italisë ështe ministrja e parë e një vendi të Bashkimit Europian që vizitoi Shqipërinë pas marrjes së statusit të vendit kandidat në kuadër të një turi vizitash që do të mbahen gjatë muajit të parë të kryesimit të Presidencës së Bashkimit Europian nga Italia, në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA I KUNDËRPËRGJIGJET PRAPË SHUMICËS SË RE QEVERISËSEPresidentja tha se hapat e mëtejmë për ndërtimin e institucioneve do të jenë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën. (07.26.2014)
SHQIPËRIA, KOSOVA DHE MALI I ZI ARRIJNË MARRËVESHJE PËR KUFIRIN TREPALËSH (07.26.2014)
'PAJTUESIT E GJAQEVE', TRAFIKANTË TË VËRTETIMEVE PËR AZIL POLITIK - 4 MIJË EURO PËR NJË DOKUMENT FALSPërgjimi i telefonatave çon në kapjen e tyre (07.26.2014)
VETËVENDOSJE - TË MOS VONOHEMI, ËSHTË E DOMOSDOSHME TË ARRIHET MARRËVESHJA ME LDK-AAK-NISMA (07.26.2014)
MUSTAFA - DERI NË VENDIMIN PËRFUNDIMTAR TË KUSHTETUESES, DO T'I VAZHDOJMË KONSULTAT ME BLLOKUN (07.25.2014)
KMDLNJ - SERBËT ME SHUMËKATËSHE, SHQIPTARËVE IU NDALOHET RINDËRTIMI I SHTËPIVE TË DJEGURA (07.25.2014)
MARRËVESHJA E STABILIZIM-ASOCIIMIT BE-KOSOVË MUND TË NËNSHKRUHET BRENDA PRESIDENCËS ITALIANE (07.25.2014)
SHUMICA E RE QEVERISËSE I BALLAFAQON ARGUMENTET ME PDK-në NË KUSHTETUESE (07.25.2014)
FUSHAT KRYESORE KU NGECI KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
NUMËR I MADH KRITERESH TË PAPËRMBUSHURA NGA KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]