VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA THOTË SE BLLOKU LDK-AAK-NISMA I JEP KOSOVËS QEVERI TË QËNDRUESHME DHE ME INTEGRITET

E Shtunë, 07.26.2014, 04:49pm (GMT1)



KOSOVE - Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur në rrjetin social "Facebook" se blloku LDK-AAK-Nisma, i ofron Kosovës një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet.

Ai ka vlerësuar se me qeverisjen e tyre do të sigurohet stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik. "Zgjatja e proceseve dhe thirrja për procedura të tjera, nga ata që shkelën çdo procedurë, nuk do të na bëjnë në asnjë moment të ndryshojmë qëndrimin tonë dhe aq më tepër për të bërë pazare politike me PDK-në", ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.

Ai ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, duke pezulluar vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mbështetje të këtij vendimi, Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësinë e kryeparlamentarit dhe nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.