VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

51 VJET MË PARË BINTE TËRMETI NË SHKUP - QYTETIN MË TË MADH SHQIPTAR TË KOHËS
Pasuan shpërngulje masive të shqiptarëve - për të mos u rikthyer më në qytetin e tyre

E Shtunë, 07.26.2014, 07:54pm (GMT1)



Sot është 51 vjetori i tërmetit të madh që goditi Shkupin, i cili shkaktoi rreth një mijë e 70 viktima, shkatërroi disa mijëra ndërtesa dhe shtëpi dhe si pasojë ndryshoi hartën demografike të qytetit.

Shumë vende u solidarizuan dhe ndihmuan për rindërtimin e qytetit. Autoritetet e ngritën qytetin e ri në anën e djathë të lumit Vardar, ndërkohë që historianë shqiptarë thonë se shqiptarët e Shkupit ishin ata që u dëmtuan më shumë nga tërmeti i vitit 1963, sepse kjo ngjarje tragjike bëri që mijëra prej tyre të shpërnguleshin për të mos u rikthyer më.

Autoritetet qeveritare dhe vendore e shënuan sot këtë datë me ceremoni përkujtimore dhe kulturore. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.