VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZHDUKJA E DËSHMIVE TË DHUNIMEVE TË LUFTËS

E Djelë, 07.27.2014, 06:45am (GMT1)


Kur janë kthyer në shtëpitë e tyre pas futjes së forcave të NATO-s, banorët e Hanit të Elezit kanë gjetur shumë dëshmi të dhunimeve: rroba të brendshme të përgjakura të femrave, flokë të shkulur me gjithë lëkurë etj., por të gjitha i kanë djegur, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk e kanë djegur marren, por e kanë djegur nderin tonë", shpreh pezmin e tij Refki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, i cili në shtëpinë e tij ruan me mijëra dëshmi të dhunës së forcave serbe.

Imami Nusret Shyti ka rrëqethur shumëkënd prej xhematit në xhumanë e javës së kaluar në xhaminë e Lagjes së Vilve në Han të Elezit.

Boshti i ligjëratës së Shytit ishte rrëfimi i një vajze të dhunuar para vëllezërve dhe babait. U ka thënë se e dhunuara nuk po mund të mbledhë forcën për t'u kthyer nga Franca as edhe për një vizitë të shkurtër.

"Vajza e dhunuar ka thënë se nuk mund t'i shohë në sy vëllezërit dhe babanë", kujton kryetari i Hanit të Elezit fjalët e hoxhës. "I paska thënë familjes se nuk do të kthehet sa të jenë gjallë vëllezërit dhe baba".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.