E Enjte, 04.25.2024, 03:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËR KRIME LUFTE DO TË NDIQEN 23 SHQIPTARË

E Djelë, 07.27.2014, 08:04am (GMT+1)



Proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së mund t'u shtohen emra të rinj. Kësaj radhe proceset do jenë të iniciuara nga prokurorët vendorë.

Shefja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdie Morina, konfirmon se prokurorët vendorë janë duke hetuar 23 shqiptarë të dyshuar për krime lufte, ndonëse nuk ka dhënë detaje nëse do të ketë aktakuza.

"Janë pesë prokurorë vendorë që janë duke u marrë me këto raste dhe pas hetimeve do të dalim me rezultate", ka thënë Morina.

Sipas saj këta prokurorë e kanë guximin dhe nuk do të ndikohen nga çfarëdo presioni që mund të vijë gjatë ose pas hetimit të këtyre lëndëve.

Kryeprokurorja në një intervistë për "Drejtësia në Kosovë" ka kritikuar mënyrën se si deri më tani organet e ndjekjes janë marrë me hetimin e krimeve të luftës pasi, sipas saj, shumë prova të vlefshme janë zhdukur dhe hetimi në disa raste është edhe i pamundur.

Morina e cila që nga qershori i këtij viti është vënë në krye të Prokurorisë Speciale pas ridefinimit të mandatit të EULEX-it, ka folur edhe për hetimet në rastet e terrorizmit dhe korrupsionit të cilat është duke i kryer kjo prokurori.

Sipas saj, në këtë prokurori janë duke u hetuar 35 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në terrorizëm. Këta persona, tha ajo, kryesisht janë të dyshuar se kanë marrë ose janë duke marrë pjesë në luftën në Siri, si pjesë e grupit të shpallur terrorist ISIS.

Ndërsa duke folur për lëndët e korrupsionit, kryeprokurorja Morina ka bërë të ditur se ka një numër të madh të lëndëve të kësaj natyre dhe se janë duke punuar në ngritjen e aktakuzave. Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që në aktakuzat e reja të ketë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë të dyshuar për korrupsion.

Morina ka kritikuar punën e prokurorive të tjera të vendit për mënyrën se si prokurorët e prokurorive themelore po kërkojnë që lëndët e tyre të barten në Prokurorinë Speciale. Ajo ka thënë se tashmë kanë nisur që në disa raste t'i kthejnë mbrapsht kërkesat e prokurorëve të prokurorive themelore që lëndët e tyre të barten në Prokurorinë Speciale.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZHDUKJA E DËSHMIVE TË DHUNIMEVE TË LUFTËS (07.27.2014)
ANGAZHIM I VONUAR PËR TË DHUNUARAT E LUFTËS (07.27.2014)
51 VJET MË PARË BINTE TËRMETI NË SHKUP - QYTETIN MË TË MADH SHQIPTAR TË KOHËSPasuan shpërngulje masive të shqiptarëve - për të mos u rikthyer më në qytetin e tyre (07.26.2014)
ISA MUSTAFA THOTË SE BLLOKU LDK-AAK-NISMA I JEP KOSOVËS QEVERI TË QËNDRUESHME DHE ME INTEGRITET (07.26.2014)
Përfundon vizita e Ministres së Jashtme të Italisë Mogherini në TiranëGJATË PRESIDENCËS ITALIA KA PËRPARËSI AFRIMIN E BEOGRADIT ME TIRANËN (07.26.2014)
JAHJAGA I KUNDËRPËRGJIGJET PRAPË SHUMICËS SË RE QEVERISËSEPresidentja tha se hapat e mëtejmë për ndërtimin e institucioneve do të jenë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën. (07.26.2014)
SHQIPËRIA, KOSOVA DHE MALI I ZI ARRIJNË MARRËVESHJE PËR KUFIRIN TREPALËSH (07.26.2014)
'PAJTUESIT E GJAQEVE', TRAFIKANTË TË VËRTETIMEVE PËR AZIL POLITIK - 4 MIJË EURO PËR NJË DOKUMENT FALSPërgjimi i telefonatave çon në kapjen e tyre (07.26.2014)
VETËVENDOSJE - TË MOS VONOHEMI, ËSHTË E DOMOSDOSHME TË ARRIHET MARRËVESHJA ME LDK-AAK-NISMA (07.26.2014)
MUSTAFA - DERI NË VENDIMIN PËRFUNDIMTAR TË KUSHTETUESES, DO T'I VAZHDOJMË KONSULTAT ME BLLOKUN (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]