E Shtunë, 04.20.2024, 06:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MËRGIMTARËT, TË INDINJUAR ME PRITJET E GJATA NË KUFI, THONË SE S'DO TË VIJNË MË KURRË NË KOSOVË

E Djelë, 07.27.2014, 02:58pm (GMT+1)




Nga shtatë orë po presin në pikën kufitare në Merdarë për të ardhë tek familjarët e tyre. Në kolona të gjata rreth 20 kilometra po hasin bashkatdhetarët teksa kanë kaluar nëpër Serbi për të ardhë para festës së Bajramit si dhe për pushime në vendlindjen e tyre.

KosovaPress ka qëndruar në këtë pikë kufitare për disa orë, bashkatdhetarët janë shprehur të irrituar në atë që po hasin vazhdimisht teksa hyjnë në Kosovë. E zyrtarët kufitarë argument kanë fluksin e madh të bashkatdhetarëve për të ardhur në Kosovë.

Shumë shqiptarë janë kanë mësyrë Kosovës për festën e Fitër Bajramit si dhe për pushime. Ata që i bien nga Serbia, në pikën kufitare në Kosovë po presin me orë të tëra. KosovaPress ka qëndruar disa orë atje.

Fatjoni po vjen për pushime në Kosovë, do të udhëtoj deri në Istog për të kaluar pushimet e verës, dhe nesër atë të Fitër Bajramit, por është i zhgënjyer me pritjet që ka bërë bashkë me familjen e tij për të hyrë në Kosovë.

Bindshëm shpreh pakënaqësinë e tij duke thënë se "kurrë s' kom me ardhë në Kosovë".

"Kurrë s'kom me ardhë në Kosovë"

KosovaPress: Pse?

"Qe 30 orë tu pritë, një herë kurgjo s'na bonën, tri orë na lanë atje, tash këtu, edhe pes orë s'po muj ma", deklaron Fatjoni.

Babai i Fatjonit, Smajl Nimanaj, thotë se kolona ka arritur deri në 40 kilometra gjatë ditës, dhe kanë pritur më shumë se tetë orë për të hyrë në Kosovë. Nimanaj thotë se vjen për të kaluar festën dhe pushimin me familje nga Mynheni i Gjermanisë, në Istog.

"A di ku o reni breh. Më së paki 30 ose 40 kilometra, shumë është reni i gatë", deklaron Nimanaj.

Sikurse edhe shumë të tjerë të frustruar për shkak të pritjeve të gjata, edhe Ismajl Azemi bashkëatdhetarë nga fshati Kqiq i Mitrovicës, thotë se ndjehet mirë kur vjen në Kosovë, por janë procedurat kufitare, të cilat e shqetësojnë më së tepërmi.

"Shpeshherë po malltretohem si sot, shembull gjashtë orë me pritë në kufi shqiptarë, do me thonë krejt kufizat i kalojna për shtatë, tetë orë, në Kosovë kur të vina duhet me pritë dej në gjashtë orë, pesë, orë. Nuk është mirë kjo me i ndodhë popullit shqiptarë, se jemi konë të knaqun që u bo shtet Kosovar edhe me kalu më së keqi, kur të hina në shtet tonin s'është mirë.

KosovaPress: Pse ju ka ra me pritë?


"Pse do me thonë ja punë dogane, ja punë dokumentash, ja ku ta di, krejt këto çka po i kërkon shteti i Kosovës na s'po mujna me i kompletu se gjith pi ndryshojnë", shprehet Azemi.

Gjatë qëndrimit të KosovaPress në pikën Kufitare në Merdare, shumë qytetarë kalonin kufirin në këmbë për t'i shmangur pritjet e gjata, e Avdullah Nimanaj, vjen nga Gjermania, dhe shprehet i nervozuar me procedurat të cilat kërkohen në pikën kufitare në Merdare, e që disa prej tyre Nimanaj i vlerëson si të pa nevojshme.

Ai thotë se atij dhe familjarëve të tij ju ka rënë të presin më shumë se shtatë orë për të kaluar kufirin, kurse ai kishte arritur kolonën e krijuar deri në 20 kilometra.

"Tana heret, sa herë të vijmë në Merdarë, sherri i sigurimeve tona që bajmë pagesën këtu në doganën tonë, na vanojnë neve me kilometra presim udhës, me fmi të vogël, nxehtësi tanat të kqijat janë. Pse mos me bo të mujshme pagesën në komunën ku banon, nëse e nxonë policia le te denojnë udhës në qoftë se nuk e ka bo sigurimin, e jo me na shti këtu guzhvëm me pritë hala për sigurime", thotë Nimanaj.

Zyrtarët kufitarë, pranojnë se ka patur kolona të gjata në Merdare sot, sikurse dhe ditën e djeshme për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve për të ardhur në Kosovë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MUAJ NGA VRASJA E ARTAN SANTOS - DOSJA KTHEHET PËR PLOTËSIM NË POLICI (07.27.2014)
PËR KRIME LUFTE DO TË NDIQEN 23 SHQIPTARË (07.27.2014)
ZHDUKJA E DËSHMIVE TË DHUNIMEVE TË LUFTËS (07.27.2014)
ANGAZHIM I VONUAR PËR TË DHUNUARAT E LUFTËS (07.27.2014)
51 VJET MË PARË BINTE TËRMETI NË SHKUP - QYTETIN MË TË MADH SHQIPTAR TË KOHËSPasuan shpërngulje masive të shqiptarëve - për të mos u rikthyer më në qytetin e tyre (07.26.2014)
ISA MUSTAFA THOTË SE BLLOKU LDK-AAK-NISMA I JEP KOSOVËS QEVERI TË QËNDRUESHME DHE ME INTEGRITET (07.26.2014)
Përfundon vizita e Ministres së Jashtme të Italisë Mogherini në TiranëGJATË PRESIDENCËS ITALIA KA PËRPARËSI AFRIMIN E BEOGRADIT ME TIRANËN (07.26.2014)
JAHJAGA I KUNDËRPËRGJIGJET PRAPË SHUMICËS SË RE QEVERISËSEPresidentja tha se hapat e mëtejmë për ndërtimin e institucioneve do të jenë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën. (07.26.2014)
SHQIPËRIA, KOSOVA DHE MALI I ZI ARRIJNË MARRËVESHJE PËR KUFIRIN TREPALËSH (07.26.2014)
'PAJTUESIT E GJAQEVE', TRAFIKANTË TË VËRTETIMEVE PËR AZIL POLITIK - 4 MIJË EURO PËR NJË DOKUMENT FALSPërgjimi i telefonatave çon në kapjen e tyre (07.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]