VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PERSONA TË MASKUAR E TË ARMATOSUR FRIKËSOJNË BANORËT PËRRETH BREZIT KUFITAR SHQIPTAR E Djelë, 07.27.2014, 03:02pm (GMT1) Në brezin kufitar me Shqipërinë tash e tutje do të ketë patrullime të përbashkëta të Policisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe do të shkëmbejnë informacione në baza ditore e sipas nevojës edhe më shpesh. E gjitha kjo ngase natën e kaluar dy persona të dyshuar me maska në kokë dhe të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me thikë, kanë kërkuar para nga disa banorë që po rrinin para një shitoreje në fshatin Orqushë, që ndodhet afër bredhit kufitar me Shqipërinë, shkruan KP. Patrullimi i përbashkët ka të bëjë me dyshimin e bazuar se të dyshuarit mund të jenë nga fshatrat e shtetit shqiptar pranë brezit kufitar, ndërsa policia e Dragashit është zotuar të kryej hetime në territorin e komunës së Dragashit sepse tani për tani nuk dihet se kush janë autorët e këtij rasti. Dy të armatosurit, për të krijuar frikë dhe panik, kanë shtënë me armë në drejtim të panjohur. Krismat kanë alarmuar banorët e fshatit të cilët janë mbledhur ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kallashnikovit. Ndërkaq në vendkalimin kufitar afër fshatit Orqushë, vazhdon puna në mënyrë normale. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |