E Premte, 03.29.2024, 11:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTI NISHANI - ME SHPIRT E TRUP TË PASTËR DHE ZEMËR TË HAPUR NË KËTË DITË TË MADHE

E Hënë, 07.28.2014, 08:25am (GMT+1)


Fort të dashur, të nderuar dhe të respektuar besimtarë myslimanë,

Me gjithë zemër ju uroj Gëzuar Bajramin!

Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet.

Është kjo Festë e madhe që ka aftësinë e rrallë për t'i bërë të rinjtë më të pjekur, të moshuarit më të rinj, të sëmurët më të shëndetshëm, të shëndetshmit më të mëshirshëm, fatkeqët më pak të dëshpëruar, fatlumturit më të përmbajtur, fukarenjtë me më tepër shpresë, zengjinët më zemërgjerë.

Ditët e Ramazanit, ato ditë të udhëtimit shpirtëror brenda vetes përmes vetsakrifikimit, janë rasti më i mirë për realizimin e një marrëdhënie më të afërt dhe më të drejtpërdrejtë me Zotin, për të ardhur me shpirt e trup të pastër dhe zemër të hapur në këtë ditë të madhe, në këtë festë të gëzueshme, që është Dita e Bajramit.

Kjo Festë pas asaj sakrifice, është rasti fatlum për ndriçimin e shpirtit, kthjellimin e mendjes, ngrohjen e zemrës, forcimin e trupit, ripërtëritjen e shqisave, ngjalljen e shpresave, shtimin e dashurisë për tjetrin, mëshirës për të vobektin, kujdesit për të sëmurin, respektit për të moshuarin, prindin, familjen, të afërmit, dhe të gjithë të tjerët.

Ta festojmë Bajramin si duhet, si na ka hije; si besimtarë të devotshëm dhe njerëz të qytetëruar, që njohim dhe respektojmë normat e Besimit; me gëzim të përmbajtur, vëllazërim me njëri-tjetrin, dhe kryesorja; mirënjohje për Zotin.

Uroj edhe jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MYSLIMANËT SHQIPTARË FESTOJNË FITËR BAJRAMIN - APEL NË TIRANË PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË MADHE (07.28.2014)
VOAL URON - GËZUAR BAJRAMIN E MADH, SJELLTË FAT, LUMTURI, HARMONI DHE PËRPARIM! (07.28.2014)
EKSPERTËT - ZVARRITJA E VENDIMIT NGA KUSHTETUESJA PËR 17 KORRIKUN ËSHTË E DËMSHME (07.27.2014)
PERSONA TË MASKUAR E TË ARMATOSUR FRIKËSOJNË BANORËT PËRRETH BREZIT KUFITAR SHQIPTAR (07.27.2014)
MËRGIMTARËT, TË INDINJUAR ME PRITJET E GJATA NË KUFI, THONË SE S'DO TË VIJNË MË KURRË NË KOSOVË (07.27.2014)
NJË MUAJ NGA VRASJA E ARTAN SANTOS - DOSJA KTHEHET PËR PLOTËSIM NË POLICI (07.27.2014)
PËR KRIME LUFTE DO TË NDIQEN 23 SHQIPTARË (07.27.2014)
ZHDUKJA E DËSHMIVE TË DHUNIMEVE TË LUFTËS (07.27.2014)
ANGAZHIM I VONUAR PËR TË DHUNUARAT E LUFTËS (07.27.2014)
51 VJET MË PARË BINTE TËRMETI NË SHKUP - QYTETIN MË TË MADH SHQIPTAR TË KOHËSPasuan shpërngulje masive të shqiptarëve - për të mos u rikthyer më në qytetin e tyre (07.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]