VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FITËR BAJRAMI NË SHQIPËRI, KOSOVË E MAQEDONI

E Hënë, 07.28.2014, 09:16pm (GMT1)


Ashtu si çdo vit edhe këtë herë në kryeqytet besimtarët myslimanë u mblodhën  për të falur namazin, në mëngjes herët, në bulevardin kryesor të Tiranës për shkak, të mungesës së një objekti të përshtatshëm kulti, ndërtimi i të cilit është zvarritur nga viti në vit. Për këtë arsye, gjatë lutjeve të sotme, myftiu i Tiranës u ndal edhe te kjo çështje duke ju drejtuar kryeministrit në mënyrë që ndërtimi i Xhamisë së Madhe të marrë një zgjidhje, e cila sipas myftiut do të vinte në vend dinjitetin e muslimanëve. Ai tha se tanimë koha e premtive ka kaluar dhe duhen veprime konkrete.

Gjatë ditës drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare bënë vizita pranë selisë së komunitetit musliman si dhe në selinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve. Të gjitha uruan besimtarët në këtë ditë të vecantë për ta, duke u përpjekur të shmangin mesazhet politike.

Edhe në Shkodër u festua sot Fitër Bajrami, gjatë të cilit drejtuesit fetar të këtij qyteti u bënë thirrje besimtarëve për harmoni dhe tolerance si dhe për falje dhe pajtim.

"‹"‹Në Kosovë, kremtimet me rastin e Fitër Bajramit u shënuan me thirrjet për paqe e tolerance dhe ruajtje te bashkimit fetar e politik. Por kremtimet u përshkuan edhe me thirrjet e Bashkësisë Islame të Kosovës për luftimin e çdo përpjekjeje të grupeve radikale që të veprojnë në Kosovë. Ata thanë po ashtu se feja islame nuk ka asgjë të përbashkët me luftërat që po zhvillohen në emër të saj.

"‹"‹Dhe në Maqedoni, drejtuesit e komunitetit dhe drejtuesit shtetërorë e politikë uruan për një festë me dinjitet për solidarizim, mirëqenie dhe bashkëjetesë.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.