VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRUKSEL - WILLIAMSON SOT PARAQET RAPORTIN PËR TRAFIKIMIN E ORGANEVE NË KOSOVË

E Martë, 07.29.2014, 08:12am (GMT1)



Prokurori amerikan, Clint Williamson, që i priu Taskë Forcës së Bashkimit Europian për hetimin e akuzave të zviceranit Dick Martyt për dyshimet e pretenduara të trafikimit të organeve nga pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, sot rreth orës 10:30 në Bruksel, në një konferencë për media, do t'i bëjë publike gjetjet e tij.

Ky raport vjen pas një hetimi i cili ka zgjatur gati tre vjet. Ambasadori dhe prokurori special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, do të paraqesë raportin e hetimeve të bazuara në Raportin e Dick Martyit, i cili qe miratuar nga Këshilli i Europës, në Strasburg.

Javën e kaluar, Williamson ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd.

Pas takimeve me zyrtarët më të lartë të këtyre dy vendeve (në Prishtinë ai shmangu takimin me kryeministrin në detyrë, i apostrofuar në Raportin akuzues të Dick Martyt) Wiliamson përjashtoi gjetjet për trafikim organesh, por paralajmëroi se në krime lufte mund të jenë të implikuar rreth dhjetë individë. Ai, siç kanë raportuar mediet, po ashtu ka përjashtuar përfshirjen kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, në këto dyshime.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.