VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI -  PASURIA E FRIKSHME E ARDIAN

E Mërkurë, 07.30.2014, 09:13am (GMT1)



Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, për vite me radhë është akuzuar në media për abuzimet në këtë institucion.

Madje, opozita e djeshme ka qenë kritikja më e fortë e tij.

Edhe pse tashmë duket se ka ndryshuar mendim.

Por, vjedhja e Bankës së Shqipërisë kë rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes pikërisht atë, Ardian Fullanin.

Bledi Mane ka bërë një editorial për të tek TemA, ku tregon pasuritë e frikshme që ka Ardian Fullani.

Pasuri për të cilat askush nuk flet nga mediat.

"Vjehrri i guvernatorit, Bajram Xhaja, babai i gjykatëses Arjana Fullani, është aksioner i Fabrikës së Tullave Prezë dhe qysh prej 8 vitesh ka marrë 15 milionë euro kredi nga 4 banka të nivelit të dytë në Tiranë e deri tani nuk ka shlyer asnjë këst.

 Bankat kanë frikë t'ia kërkojnë për shkak se dhëndri i tij mund ti penalizojë. Nëse doni më shumë informacion, shfletoni regjistrin e kredive të këqija.

Guvernator Ardian Fullani ka në pronësi një apartament 230 metra katrorë në Bllok, është duke ndërtuar një vilë në Farkë, ka në pronësi një vilë në Golem, ka në pronësi një vilë në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, komshi me Gjin Gjonin, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës së tij, Fiona Fullani.

Bashkëshortja Arjana Fullani dhe e bija e tij, Fjona Fullani, i janë nënshtruar operacioneve për ngushtim stomaku dhe vendosje unaze në një prej spitaleve të Los Angeles në Amerikë me vlerën e 46 mijë dollarëve amerikanë.

Fëmijët e tij tashmë të rritur, Fjona dhe Erik Fullani kanë ndryshuar rreth 21 kolegje dhe shkolla private në Shqipëri dhe disa vende evropiane ku kanë dështuar totalisht. Madje edhe pagesat e shtrenjta për shkolimin e vajzës në Universitetin Luigi Boçoni rreth 18 mijë euro në vit rezultuan fatale derisa pas shumë përpjekjesh të dy fëmijët u diplomuan në universitetin evropina të Henri Çilit në Tiranë",
shkruan Mane.

Një pasuri, që Fullanit do t'ja kishin zili edhe homologët e tij në vendet më të pasura të botës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.