E Premte, 04.19.2024, 01:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRITJE TË GJATA NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI

E Mërkurë, 07.30.2014, 10:48am (GMT+1)



Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë, po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin Kosovë Serbi, në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Këto pritje të gjata i konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Derisa në Ministrinë e Diasporës thonë te kenë arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve të Kosovës të cilët kanë potencuar se janë krijuar kolona të gjata dhe se ata po presin deri në 6 orë për të kaluar procedurat kufitare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bën të ditur se këto pritje të gjata janë si rezultat i fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit e që  pushimet vinë t'i kalojnë në vendlindje.

"Është më se evidente dhe e vërtet që bashkatdhetarët tanë që vinë në sezon të verës për pushime në Kosovë, kryesisht në muajin korrik dhe gusht, krijohen pritje të gjata në vendkalimet kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Këto pritej vinë si rezultat i frekuentimit dhe numrit të madh të automjeteve  në drejtim të Kosovës. Këto pritje vinë edhe nga pikëkalimet kufitare që lidhin Serbinë më shtete tjera dhe ai numër bartet edhe te pikëkalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë", shton Kelani.

Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë Serbi  ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t'i evitojnë këto pritje.

Sipas Baki Kelanit, Policia e Kosovës ka ngritur kapacitetet e veta të punës duke angazhuar zyrtarë policorë shtesë në pikëkalimet kufitare me qëllim të përshpejtimit të punës dhe krijimit të mundësisë së qarkullimit më të shpejtë dhe evitimin e pritjeve të gjata të qytetarëve.  

Po ashtu, me qëllim të shmangies se pritjeve të gjata, Kelani tregon se policia kufitare ka përshpejtuar edhe procedurat e kalimit.

"Frekuentimi i madh i automjeteve dhe procedurat që bëhen nga pala serbe po krijojnë kolona të gjata ne pika kalimet kufitare. Ne si Polici e Kosovës i informojmë bashkatdhetarët me pritjet që po ndodhin në Kosovë dhe iu apelojmë atyre që t'i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare ndër to edhe pikë kalimin tek Dheu I bardhe dhe te pikëkalimi tjetër kufitar të Mutivodës që nuk ka pritje fare", tregon Kelani.

Në anën tjetër, ministri në largim i Diasporës, Ibrahim Makolli ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë marrë shumë ankesa nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për pritje të gjata deri në gjashtë orë.

Sipas tij, këto pritje po ndodhin vetëm në kufirin Kosovë Serbi, por edhe në kufijtë e tjerë në atë Hungari Serbi.

"Këtë çështje e kam biseduar disa herë edhe me përgjegjësit e EULEX por edhe me policinë kufitare të Kosovës dhe kam parë vetë që këto radhë nuk krijohen si rezultat i neglizhencës apo mos veprimit të autoriteteve të Kosovës, por si rezultat i procedurave që kërkohen në kufirin e Serbisë, por shumë herë kemi edhe arsyetime nga më të ndryshmet nga pala serbe, siç është ka rënë sistemi apo çështje tjera që zakonisht arsyetohen ata", thotë Makolli.

Numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 700 mijë persona.

Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT - QEVERIA E KOSOVËS ËSHTË ME PËRBËRJE ANTIKUSHTETUESE (07.30.2014)
ISA MUSTAFA - NUK MJAFTON VETËM TË DISTANCOHEMI NDAJ NJERËZVE DHE VEPRAVE TË LLAHTARSHME TË TYRE, NE DUHET TË TREGOJMË GUXIM DHE GATISHMËRI PËR TË ZBATUAR DREJTËSINË (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI -  PASURIA E FRIKSHME E ARDIAN (07.30.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - MUNGOJNË 7 MILIONË DOLLARË (07.30.2014)
EKSPERTËT - GJETJET E WILLIAMSON, BARRË E RËNDË PËR KOSOVËN (07.29.2014)
VJEDHJA NË BANKËN QENDRORE - GUVERNATORI THIRRET NË KUVEND (07.29.2014)
JAMES HOOPER - RAPORTI I Z WILLIAMSON KA TË BËJË ME TË ARDHMEN E KOSOVËS (Intervistë)Hooper - Ky rast nuk e errëson imazhin e UÇK, por ka të bëjë me disa që e përdorën pozitën e tyre për të fituar pushtet politik pas luftës& (07.29.2014)
CLINT WILLIAMSON PARALAJMËROI AKTAKUZA KUNDËR FIGURAVE QENDRORE TË UÇK (07.29.2014)
BRUKSEL - WILLIAMSON SOT PARAQET RAPORTIN PËR TRAFIKIMIN E ORGANEVE NË KOSOVË (07.29.2014)
RAPORTI I DASH - NË KOSOVË GJATË VITIT 2013 KISHTE MË PAK TOLERANCË FETARE (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]