E Premte, 03.29.2024, 10:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI I SHQIPËRISË KËRKON TOLERANCË ZERO NDAJ VJEDHJES SË BANKËS QENDRORE

E Mërkurë, 07.30.2014, 02:08pm (GMT+1)



Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka raportuar përpara komisionit parlamentar të Ekonomisë në lidhje me vjedhjen e 7 milionë dollarëve në qendrën e Emisionit në Linzë.

Mbledhja është zhvilluar për rreth dy orë me dyer të mbyllura.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe tha mes të tjerash:

 "Morëm një informacion të detajuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur me Bankën e Shqipërisë për këtë ngjarje dhe një analizë paraprake me Bankën e Shqipërisë për përgjegjësitë".

"Kemi kërkuar tolerancë zero për cilindo që është përfshirë në këtë ngjarje duke nisur nga Guvernatori deri te zyrtari i fundit në aspektin administrativ, ligjor dhe penal".


Raportimi i guvernatorit Ardian Fullani, vjen pas deklaratës zyrtare të Këshillit Mbikëqyrës, sipas së cilës në  Bankën e Shqipërisë  janë vjedhur milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë të  nxjerra nga qarkullimi për t'u asgjësuar.

Sipas Këshillit Mbikëqyrës, përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me paratë e thata.

Mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre, bën me dije Këshilli.

Në deklaratën e Bankës së Shqipërisë thuhet se "rezervat e parasë cash (thesari për analogji) të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë nuk janë prekur".

Me përfundimin e raportit të kontrollit, do të vazhdojë marrja në pyetje e punonjësve të Qendrës së Emisionit të Monedhës dhe zyrtarë të Bankës së Shqipërisë.

Prokuroria u kërkoi të gjitha bankave të nivelit të dytë, që të kontrollojnë llogaritë bankare të 20 familjarëve të të arrestuarve.

Në listën e këtyre 20 personave, janë familjarë të 2 të arrestuarve, si prindër, vëllezër, motra, kushërinj të parë apo te afërm të tjerë.

Një  javë  më parë kontrolli i brendshëm i Bankës së Shqipërisë, në momentin që ka tentuar të bëj inventarizimin e parave që do të asgjësoheshin ka konstatuar mangësi në pakot e mbushura me kartëmonedha.

I arrestuar nga policia për këtë vjedhje është Ardian Bitraj, përgjegjës i sektorit të Stokut, në godinën e Emisionit të Monedhës i cili e ka pranuar akuzën e vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve, si dhe Mimoza Bruzaj përgjegjëse e arkës në Emisionin e Monedhës, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vjedhje.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRITJE TË GJATA NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI (07.30.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E KOSOVËS ËSHTË ME PËRBËRJE ANTIKUSHTETUESE (07.30.2014)
ISA MUSTAFA - NUK MJAFTON VETËM TË DISTANCOHEMI NDAJ NJERËZVE DHE VEPRAVE TË LLAHTARSHME TË TYRE, NE DUHET TË TREGOJMË GUXIM DHE GATISHMËRI PËR TË ZBATUAR DREJTËSINË (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI -  PASURIA E FRIKSHME E ARDIAN (07.30.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - MUNGOJNË 7 MILIONË DOLLARË (07.30.2014)
EKSPERTËT - GJETJET E WILLIAMSON, BARRË E RËNDË PËR KOSOVËN (07.29.2014)
VJEDHJA NË BANKËN QENDRORE - GUVERNATORI THIRRET NË KUVEND (07.29.2014)
JAMES HOOPER - RAPORTI I Z WILLIAMSON KA TË BËJË ME TË ARDHMEN E KOSOVËS (Intervistë)Hooper - Ky rast nuk e errëson imazhin e UÇK, por ka të bëjë me disa që e përdorën pozitën e tyre për të fituar pushtet politik pas luftës& (07.29.2014)
CLINT WILLIAMSON PARALAJMËROI AKTAKUZA KUNDËR FIGURAVE QENDRORE TË UÇK (07.29.2014)
BRUKSEL - WILLIAMSON SOT PARAQET RAPORTIN PËR TRAFIKIMIN E ORGANEVE NË KOSOVË (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]