E Enjte, 03.28.2024, 10:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PHILIP BREEDLOVE NË PRISHTINË - RADIKALIZMI, SHQETËSIM PËR TË GJITHA VENDET E NATO-s

E Mërkurë, 07.30.2014, 08:21pm (GMT+1)



Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove tha të mërkurën se radikalizmi është shqetësim për të gjitha vendet e NATO-s të cilat po punojnë së bashku për t'u përballur me këtë dukuri.

Ai i bëri këto komente në përfundim të një vizite në Kosovë ku është takuar me përfaqësuesit e mekanizmave ndërkombëtarë që kujdesen për sigurinë në vend.

Ai tha se përfshirja e qytetarëve të Kosovës në lëvizjet radikale në Siri dhe vende të tjera është shqetësuese dhe se ky është një shqetësim jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet e NATO-s, që radikalët që dalin nga zonat e konfliktit, radikalët që vijnë nga të gjitha vendet e NATO-s, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, të cilët stërviten dhe kthehen në vendet e tyre, janë problem për të gjithë. Vendet e NATO-s po bashkëpunojnë në shumë fusha për të luftuar këtë çështje.

"Mendojmë se ky problem do të përkeqësohet para se të bëhet mirë", tha ai, duke ritheksuar përkushtimin KFOR-it, Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtar ndaj përparimit në Kosovë, që sipas tij është mjaft i madh. Ai tha se liria e lëvizjes në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është çështje që u takon Prishtinës dhe Beogradit të punojnë së bashku dhe KFOR-i do të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt.

"Siç e dimë në bazë të zhvillimeve të fundit në Ukrainë, qëndrueshmëria mund të jetë e brishtë", tha gjenerali Breedlove, duke nënvizuar se këto janë kohë shumë të rëndësishme në Evropë, më sa duket më kritiket që nga përfundimi i luftës së ftohtë. Duke folur në një konferencë për gazetarë në aeroportin e Prishtinës ai tha se Rusia po grumbullon trupa në kufirin me Ukrainën.

"Numri i trupave përgjatë kufirit po rritet dhe tashmë është mbi 12 mijë. Batalionet, trupat e posaçme, ato të mbrojtjes ajrore  të artilerisë, të gjithë po shtohen" tha ai, duke nënvizuar se atje po vendosen të gjitha llojet e armatimeve. NATO-ja po përcjell lëvizjen e materialeve nga rajoni qendror ushtarak  i Rusisë në zonën e Rostovit dhe prej andej drejt kufirit, tha komandanti i lartë i Aleancës së Atlantikut të veriut, e cila përkujdeset për sigurinë në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Aktualisht mbi 5 mijë trupa të NATO-s shërbejnë në Kosovë, ku 15 vjet më parë qenë vendosur mbi 50 mijë trupa duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet forcave serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË JETË BURIM I EKSTREMIZMIT (07.30.2014)
FULLANI - DO TË ZBARDHIM TË VËRTETËN E VJEDHJES SË BANKËS (07.30.2014)
RAPORTI WILLIAMSON - KUSH DO TË AKUZOHET PËR KRIME? (07.30.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË KËRKON TOLERANCË ZERO NDAJ VJEDHJES SË BANKËS QENDRORE (07.30.2014)
PRITJE TË GJATA NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI (07.30.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E KOSOVËS ËSHTË ME PËRBËRJE ANTIKUSHTETUESE (07.30.2014)
ISA MUSTAFA - NUK MJAFTON VETËM TË DISTANCOHEMI NDAJ NJERËZVE DHE VEPRAVE TË LLAHTARSHME TË TYRE, NE DUHET TË TREGOJMË GUXIM DHE GATISHMËRI PËR TË ZBATUAR DREJTËSINË (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI -  PASURIA E FRIKSHME E ARDIAN (07.30.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - MUNGOJNË 7 MILIONË DOLLARË (07.30.2014)
EKSPERTËT - GJETJET E WILLIAMSON, BARRË E RËNDË PËR KOSOVËN (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]