VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NESËR SHQIPTARËT SËRISH PROTESTA NË MAQEDONI

E Enjte, 07.31.2014, 06:41pm (GMT1)


Protestat kundër vendimit për rastin "Monstra" do të vazhdojnë edhe sot (e premte). Në një komunikatë drejtuar mediave, Këshilli organizativ për protesta thotë se grumbullimi i masës do të bëhet në vendin e njëjtë - para kompleksit "Çairçanja" në orën 13:45, transmeton "˜Koha'.

"Kjo qeveri maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare. Rasti i gjykimit të fundit të gjashtë qytetarëve nga 3 vite burg dëshmon edhe një herë që kjo qeveri dëshiron ta ngulfat zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, ne Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik "˜Monstra' , publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti që me Kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeveri maqedonase, kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestave e të jenë me popullin e vet, popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij", thuhet në komunikatë.

Po ashtu, vazhdon më tej komunikata, ftojmë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare PDSH, RDK, si dhe kryetarët e komunave shqiptare, hoxhallarët, intelektualët, dhe të gjithë shqiptarët paqedashës , që ditën e premte të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare, sepse më nuk janë vetëm familjarët tanë ata për të cilët duhet ngritur zëri, por ky numër fatkeqësisht çdo ditë po shtohet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.