VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - PILOTJA NGA KOSOVA FITON GARËN 'AIR CLASSIC RACE'

E Enjte, 07.31.2014, 06:45pm (GMT1)



Pilotja 30 vjeçare nga Kosova, Valdeta Mehanja muajin e kaluar fitoi garën përvitshme ajrore "Air Classic Race". Në këtë garë për gratë pilote, e cila ka filluar të organizohet që nga viti 1929, morën pjesë 50 ekipe nga Shtete e Bashkuara dhe Kanadaja. Valdete Mehanja, shtetase e Kosovës dhe bashkë-pilotja Nancy Snyder përfaqësuan kolegjin a aeronautikës, Embry-Riddle në Florida, ku Valdeta punon si instruktore. Në të ardhmen ajo dëshiron të kthehet në Kosovë për të trajnuar të rinjtë në fushën e aviacionit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.