E Shtunë, 04.20.2024, 09:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PETICIONI 'DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA' MBLEDH 115 MIJË NËNSHKRIME

E Enjte, 07.31.2014, 06:56pm (GMT+1)


Peticioni me moton "Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë", është përmbyllur me nënshkrimin e 115 mijë e 759 qytetarëve të Kosovës.

Nënshkrimet janë mbledhur në 29 komuna të Kosovës.

Udhëheqësja e Bordit drejtues që ka organizuar peticionin, Edita Tahiri, ka theksuar se ky peticion u bë zëri i Kosovës, që tregon se gjatë luftës në vend, ka pasur shkallë të lartë të, siç e ka quajtur ajo, gjenocidit.

"Kosova sot foli edhe përmes peticioni. U bë zëri i vërtetë i kësaj kategorie të grave, të cilat pësuan më së shumti gjatë luftës sonë për liri dhe pavarësi dhe mesazhi ynë për to është që lufta e shqiptarëve për vetëvendosje dhe pavarësi, ka qenë gjithnjë një golgotë shqiptare me shumë sakrifica deri në ato më sublimet. Ka pasur edhe fenomene të shkallës së lartë të gjenocidit, siç ka qenë edhe dhunimi i grave", ka thënë Tahiri.

Ajo ka shtuar se peticioni do të dërgohet te Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ku do të kërkohet një raport zyrtarë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë

"Ne jemi në bisedime me përfaqësuesit e lartë të OKB-së, për të parë agjendën e tyre. Orientimisht shtatori, na është thënë se është koha që ata mund të na pranojnë.  Natyrisht, ne kërkojmë të takojmë Ban Ki-moon dhe zonjën (Zainab Hawa) Bambura, e cila është përfaqësuese e lartë e OKB-së, pikërisht për çështjen e grave të dhunuara gjatë luftërave. Kërkojmë që të bëhet një raport zyrtar për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, gjatë luftës, në raport me gratë, dhe në veçanti për dhunimin e grave si instrument lufte", ka shpjeguar ajo.

Tahiri, gjithashtu, ka kërkuar bashkëpunim nga viktimat e kësaj kategorie, si dhe mbështetjen e viktimave nga shoqëria dhe shteti, në mënyrë që raporti eventual nga Kombet e Bashkuara të jetë sa më i saktë.

"Ato (duhet) të jenë bashkëpunuese, sepse sa më shumë që bashkëpunojnë ato dhe sa më shumë që familjet e tyre, shoqëria dhe shteti i mbështetë ato, raporti del më i saktë. Kur del raporti i saktë, fuqia jonë për të kërkuar një gjykatë të veçantë për Serbinë, për çështjen e dhunimit të grave gjatë luftës, do të jetë me gjasa më të mëdha", është shprehur Tahiri.

Në anën tjetër, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbledhja e nënshkrimeve në peticionin, me të cilin kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, në një numër që vlerësohet të jetë i lartë, sipas saj, është ndër hapat e parë të njohjes së vuajtjes së viktimave të dhunimit gjatë luftës.

"Ndoshta edhe është hapi i parë për një njohje të vuajtjeve dhe pasojat e viktimave të dhunimit gjatë luftës, e më pastaj, ndoshta, te drejtësia ndërkombëtare të kërkohet qasje e plotë, për faktin që deri më tani, prej vitit 1999, vetëm dy persona janë gjykuar për krime të natyrës së dhunimit gjatë luftës".

"Ndërsa personat tjerë - flitet për 20 mijë të dhunuara - kryerësit e veprave, janë të lirë dhe ata bëjnë jetë normale. Kështu që, mbase edhe shoqëria kosovare ka ardhur deri në atë nivel të ndërgjegjes që të paktën, vetëm 15 vjet pas luftës, këtyre grave t'u vihet drejtësia në vend dhe të kërkohet drejtësi ndërkombëtare", ka thënë Rushiti.

Ajo, gjithashtu, ka shtuar se thirrja, të cilën Tahiri ua ka bërë viktimave të dhunimit që të jenë më bashkëpunuese, është një mesazh inkurajues për to.

Por, sipas saj, bazuar në përvojën e trajtimit të këtyre viktimave, proceset e dëshmisë dhe përfshirjes së viktimave në proceset gjyqësore, është proces shumë i dhimbshëm.

"Është stigmatizues dhe shumë herë është ritraumatizues për vetë viktimat. Prandaj, pavarësisht inkurajimeve, duhet të krijohen mekanizma shtesë për t'i përkrahur viktimat që të kenë qasje në drejtësi", ka theksuar ajo.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, sipas Rushitit, duhet të përkrahen që nga procesi i informacionit, dhënia e dëshmisë e deri në përfundim të procesit eventual gjyqësor.

Ndryshe, Edita Tahiri ka bërë të ditur se tashmë kanë dërguar një dokument në Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, ku në kuadër të këtij dialogu, do të trajtohet edhe çështja e grave që janë viktima të dhunimit seksual gjatë luftës.
--

Teksti i Peticionit "Drejtësi për të dhunuarat" dërguar kreut të OKB-së
- 2014-07-31 15:58:00

Prishtinë, 31 korrik Bordi Drejtues i Peticionit publikoi sot rezultatet e nënshkrimit të peticionit "Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë".

Ja edhe teksti i plotë i peticionit:
-Rreth 20.000 gra janë dhunuar dhe sulmuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Edhe pas pesëmbëdhjetë viteve pas luftës, kjo tragjedi e tmerrshme dhe krim gjenocidal kundër njerëzimit nuk është trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Shumë nga këto gra nuk janë ndjerë në gjendje të flasin për atë që ka ndodhur me to dhe është ironike që autorët e krimeve të tilla nuk janë ndjekur dhe ndëshkuar ende.

Dhuna seksuale si armë lufte raportohet shumë pak edhe në nivel global, për arsye të shumta, përfshirë këtu rreziqet që hasin të mbijetuarit. Në fakt, në përgjithësi çështjet e grave mbeten ende pak të njohura, sepse gratë janë ende pak të përfaqësuara në proceset e vendimmarrjes, paqes dhe të drejtësisë në të gjithë botën.
Ne gratë e Kosovës kemi vendosur të flasim. Ne i dërgojmë këtë peticion Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Në nivel kombëtar, jemi duke bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar drejtësi dhe mbrojtje për gratë viktima të dhunimit gjatë luftës.Si pjese e mjeteve juridike të adresimit të pasojave të luftës, statusi dhe të drejtat e grave viktima të përdhunimit janë të garantuara me Ligjin NR. 04/L-172 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, ka ardhur koha për drejtësi ndërkombëtare për gratë e Kosovës të përdhunuara gjatë luftës në vitet 1998-1999. Drejtësia është e drejtë universale e çdo qytetari në këtë botë. Drejtësia dhe mbrojtja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftërave duhet të konsiderohet e drejtë mbi çdo të drejtë, sepse ajo përfaqëson formën më brutale të johumanitetit. Heshtja mbi këtë çështje është paradoksale në aspektin e etikës dhe drejtësisë, ndërsa mosndëshkimi i autorëve është i turpshëm dhe i papranueshëm.
Thirrja jonë është ligjore, legjitime dhe morale. Kjo sepse drejtësia është një vlerë universale, dhe në mënyrë të veçantë për shkak se e drejta ndërkombëtare humanitare, KEDnG (CEDAW) dhe rezolutat e OKB-së për këtë çështje, bëjnë thirrje të qartë se çështjet e dhunës seksuale gjatë konflikteve nuk duhet të mbeten të pa trajtuara dhe të pa ndëshkuara.

Rezoluta 2106 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e datës 24 qershor 2013, ndër tjerash, konfirmon se dhuna seksuale, kur përdoret ose porositet si metodë apo taktikë lufte ose si pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik kundër popullsisë civile, mundet në mënyrë të konsiderueshme të përkeqësojë dhe zgjasë situatat e konfliktit të armatosur dhe mund të pengojë rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Më tej përcakton se dhuna seksuale si mjet lufte mund të përbëjë një krim kundër njerëzimit ose një akt gjenocidal; më tutje, përkujton se përdhunimi dhe format e tjera të dhunës serioze seksuale në konfliktet e armatosura janë krime lufte.
Gjithashtu pranon se hetimi dhe dokumentimi efektiv i dhunës seksuale në konfliktet e armatosura është i rëndësishëm si në sjelljen e autorëve dhe aktorëve para drejtësisë ashtu edhe për sigurimin e qasjes në drejtësi për të mbijetuarit.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën seksuale në konflikte i datës 14 mars 2013 (A/67/792S/2013/149) ofron dokumentacionin e vlefshëm mbi këtë fenomen në shumë konflikte në mbarë botën, megjithatë nuk e përfshinë rastin e Kosovës.
Për më tepër, Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi (ICTY) nuk e ka trajtuar përdhunimin e grave gjatë luftës si fenomen të luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Prandaj, kërkesat tona janë si në vijim:
1. Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

2. Kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që të fillojë hetimet për përdhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë dhe të nxjerrë një raport mbi këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.
3. Kërkojmë që të gjithë përgjegjësit, kryerësit dhe autorët, për politikat dhe veprimet e këtij krimi gjenocidal kundër njerëzimit të sillen para drejtësisë ndërkombëtare dhe të ndëshkohen.
4. Kërkojmë themelimin e mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë në mënyrën më të besueshme dhe më të efektshme në mënyrë që të sigurohet një drejtësi e paanshme dhe e drejtë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI I SHQIPËRISË MIRATON REFORMËN TERRITORIALE DHE REFORMAT NË DREJTËSI (07.31.2014)
SHBA - PILOTJA NGA KOSOVA FITON GARËN 'AIR CLASSIC RACE' (07.31.2014)
NESËR SHQIPTARËT SËRISH PROTESTA NË MAQEDONI (07.31.2014)
JAMES HOOPER -RAPORTI I WILLIAMSON KA TË BËJË ME TË ARDHMEN E KOSOVËS - HOOPER - KY RAST NUK E ERRËSON IMAZHIN E UÇK (07.31.2014)
QAFË MOLLË - SHEMBET TUNELI, TRE PUNËTORË HUMBIN JETËN (07.31.2014)
THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE - PROCES KOMPLEKS (07.31.2014)
SHKUP - DËNIME PËR PROTESTUESIT SHQIPTARË (07.31.2014)
CLINT WILLIAMSON - PO TË KISHTE GJYKATË SPECIALE, QË SOT DO T'I KISHA NGRITUR AKTAKUZAT (07.31.2014)
PHILIP BREEDLOVE NË PRISHTINË - RADIKALIZMI, SHQETËSIM PËR TË GJITHA VENDET E NATO-s (07.30.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË JETË BURIM I EKSTREMIZMIT (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]