E Enjte, 04.25.2024, 10:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRI RAMA - HIMARA NUK ËSHTË MINORITARE

E Enjte, 07.31.2014, 07:31pm (GMT+1)



Në Shqipëri parlamenti miratoi sot reformën administrativo territoriale me 88 vota, 1 kundër dhe 1 abstenim. Diskutimet në parlament, ku mungoi opozita, nuk i shpëtuan polemikave vecanërisht për cështjen e minoritetit grek. Kryetari i partisë së Bashkimit të të Drejtave të njeriut Vangjel Dule, i cili votoi kundër saj, e cilësoi reformën si një akt antieuropian, përsa i përket të drejtave të minoriteteve, duke u ndalur vecanërisht në cështjen e Himarës. Por dhe kryeministri Rama dhe Ministri i Pushtetit vendor Bledi Cuci u përgjigjën duke thënë se Himara nuk mund të konsiderohet si zonë minoritare

Debati i nxehtë lidhur me respektimin e të drejtave të minoritetit grek zuri një vend jo të paktë në seancën e sotme ku u diskutua reforma administrativo territoriale. Shkak u bënë replikat me kryetarin e partisë Bashkimi për të Drejtat e njeriut Vangjel Dule. Ai ishte ndër të parë që mori fjalën duke e cilësuar reformën si një akt që shkel rëndë të drejtat e pakicave: "Ndodhemi këtu në organin ligjvënës të Republikës, përballë aktit më antieuropian të këtyre 24 viteve në lidhje me të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike në përgjithësi, dhe atyre të minoritetit grek në vecanti. Ky është një cënim i rëndë dhe klasik i gërmës së konventave ndërkombëtare, i të drejtës dhe praktikave europiane".

Zoti Dule vuri një theks të vecantë te cështja e Himarës: "Bashkisë aktuale të Himarës i bashkangjitet Lukova dhe komuna e Vranishtit e cila vetëm me linjë helikopteri mund të lidhet me Himarën. Në mënyrë krejt të papranueshme dhe qesharake komunave ku jeton tradicionalisht në në numër të konsiderueshëm minoritetit etnik grek, në Delvinë e Sarandë i shkëputeshin lagje dhe fshatra për të plotësuar orekse dhe për të garantuar vota fluide".

Zoti Dule tha se për cështjen e Himarës do të kërkohet dhe organizimi i një referendumi lokal ku të jenë qytetarët e saj që të shprehen

Por ministri i pushtetit vendor Bledi Cuci ju përgjigj deklaratave të zotit Dule, se Shqipëria në ndryshim nga vendet e tjera, ka përcaktuar bashki të vecanta për minoritetet: "Kemi miratuar një kriter të vecantë për mbrojtjen e zonave që kanë shumicë minoritare. Si asnjë vend tjetër në Europë, i kam shfletuar të gjitha reformat e ndërmarra në Europës në 20 vitet e fundit, asnjë vend nuk ka patur kriter përjashtues".

Përsa i përket Himarës zoti Cuci tha se ajo është trajtuar si të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë. Më i drejtpërdrejtë ishte më pas kryeministri Edi Rama sipas të cilit Himara nuk mund të konsiderohet një zonë minoritare pavarësisht se atje banojnë pjestarë të minoritetit grek. Edhe zoti Rama i mëshoi faktit se reforma parashikon tre bashki mbi baza minoritare, dy të banuara nga pakica greke dhe një maqedonase. Kjo reformë "sanksionon tre bashki të reja, të ngritura jashtë kritereve të përgjithshme të reformës, jashtë kritereve të zonës funksionale, dhe unë jam krenar që më takon të jem kryeministër i Shqipërisë, pasi kjo Shqipëri është ajo që nga një anë i jep të drejtën vetës mos të përulet me frikë ndaj askujt duke dhënë një shembull të bukur për Greqinë motër dhe për të gjithë të tjerët, duke shkuar para me forcën e shembullit, dhe jo me shembullin forcës", theksoi zoti Rama.

Reforma administrativo territoriale ishte një ndër premtimet kryesore të së majtës. Ministri Cuci tha se me miratimin e saj i jepet fund një katrahure në ndarjen e Shqipërisë, e cila nga më shumë se 370 komuna e Bashki do të ketë vetëm 61 të tilla. Sipas zotit Cuci kjo reformë ka efekte të shumëfishta pozitive: "Njësi më të mëdha të qeverisjes vendore krijojnë një ekonomi të shkallës e cila do të bëjë të mundur që këto njësi të ofrojnë shërbime të të efektshme dhe me kosto më të ulta. Njësi më të mëdha të qeverisjes vendore do të kenë më shumë asete dhe më shumë të ardhura e për pasojë do të kenë në dispozicion më shumë burime financiare e më shumë kapacitet që të ushtrojnë një gamë më të madhe funksionesh. Do të jenë me efektive në planifikimin dhe politikat e zhvillimit ekonomik në mënyrë të vecantë për investimet publike".

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo reformë meriton me të vërtetë sipas tij, termin historike, pasi "i hap rrugë ndërtimit të Shqipërisë moderne. Kjo reformë cliron energji të reja e të fuqishme për vendin, godet në mënyrë kapilare korrupsionin elektoral, tribalizmin vendor. Kjo reformë krijon hapësira deri dje të pamundura për bashkësinë qytetare,  dhe kuron rrënjësisht diskriminimin. Reforma nuk është fundi, por fillimi i fundit të arkaizmit organizativ", u shpreh kryeministri.

Miratimi i reformës territoriale kërkonte një shumicë të cilësuar. Përvec votës kundër të zotit Dule dhe nje abstenimi, e majta garantoi qëndrueshmërinë e numrave të saj. Madje falë dhe përfshirjes së Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, forcë politike në opozitë, reforma mori një mbështetje me 88 vota.

Ambasadori amerikan në Tiranë Alexandër Arvizu, i cili ndodhej në parlament për të ndjekur seancën tha se tani që reforma u miratua "i rëndësishëm është zbatimi dhe kjo do të thotë decentralizim. Dhe ndërsa reforma do zbatohet, mirëpresim politikën e hershme të Shqipërisë në respektimin e minoriteteve dhe të drejtave të tyre", u shpreh ambasadori amerikan.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PETICIONI 'DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA' MBLEDH 115 MIJË NËNSHKRIME (07.31.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË MIRATON REFORMËN TERRITORIALE DHE REFORMAT NË DREJTËSI (07.31.2014)
SHBA - PILOTJA NGA KOSOVA FITON GARËN 'AIR CLASSIC RACE' (07.31.2014)
NESËR SHQIPTARËT SËRISH PROTESTA NË MAQEDONI (07.31.2014)
JAMES HOOPER -RAPORTI I WILLIAMSON KA TË BËJË ME TË ARDHMEN E KOSOVËS - HOOPER - KY RAST NUK E ERRËSON IMAZHIN E UÇK (07.31.2014)
QAFË MOLLË - SHEMBET TUNELI, TRE PUNËTORË HUMBIN JETËN (07.31.2014)
THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE - PROCES KOMPLEKS (07.31.2014)
SHKUP - DËNIME PËR PROTESTUESIT SHQIPTARË (07.31.2014)
CLINT WILLIAMSON - PO TË KISHTE GJYKATË SPECIALE, QË SOT DO T'I KISHA NGRITUR AKTAKUZAT (07.31.2014)
PHILIP BREEDLOVE NË PRISHTINË - RADIKALIZMI, SHQETËSIM PËR TË GJITHA VENDET E NATO-s (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]