E Shtunë, 04.20.2024, 11:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJEDHJA E BANKËS, 6 ARRESTIME TË REJA

E Premte, 08.01.2014, 08:29am (GMT+1)



Në Tiranë 6 persona u arrestuan për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Pesë nga të arrestuarit janë punonjës të Bankës, ndërsa i gjashti është një afërm i Ardian Bitrajt, përgjegjës i arkës stok në Bankë dhe personi i cili ka pranuar se për katër vite me radhë ka vjedhur në mënyrë periodike një shumë parashë të barasvlefshme me afër 7 milion dollarë.

Arrestimet e reja nën akuzën "shpërdorim detyre" janë bërë pasi 5 punonjësit e Bankës dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë krijuar mundësinë për vjedhje. Në pranga ka përfunduar Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit, si dhe specialistja nën varësin e tij Liljana Tusha. Detyra e punonjësve të arkës në veprim është të rakordojnë çdo ditë gjendjen e sportelit të tyre dhe të koordinohen me kontrollorin mbikqyrës. Nga hetimet ka rezultuar se ky rakordim nuk është kryer si duhet, madje dyshohet se nuk është kryer për një kohë të gjatë.

Të arrestuar janë edhe dy vartës të Bitrajt, specialistë të arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, detyra e të cilëve është që të ndjekin lëvizjen e vlerave monetare nga sportelet tek magazinat, si edhe të kryejnë rakordime periodike. Gjithashtu, për të hyrë në magazinën e stokut, përdoren tre çelësa, të cilët mbahen nga një çelës për secilin punonjës, por që në të vërtetë janë mbajtur nga Bitraj, i cili shpesh as që i ka futur në kasafortë sic parashikon rregullorja e Bankës.

Punonjësi i pestë i Bankës i arrestuar mbrëmë, është Dhimitër Davidi, vëzhgues operator pranë departamentit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Nga kontrolli i pamjeve filmike ka rezultuar se ai ka parë veprimet e Bitrajt, i cili mbushte thasë plastikë me kartmonedha në magazinën e stokut dhe nuk e ka raportuar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EditorialZVICRA I PËRKRYEN VEÇANËSITË E SAJ NË HARMONI DHE PAJTIM ME KONTEKSTIN EVROPIAN DHE BOTËROR (08.01.2014)
KRYEMINISTRI RAMA - HIMARA NUK ËSHTË MINORITARE (07.31.2014)
PETICIONI 'DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA' MBLEDH 115 MIJË NËNSHKRIME (07.31.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË MIRATON REFORMËN TERRITORIALE DHE REFORMAT NË DREJTËSI (07.31.2014)
SHBA - PILOTJA NGA KOSOVA FITON GARËN 'AIR CLASSIC RACE' (07.31.2014)
NESËR SHQIPTARËT SËRISH PROTESTA NË MAQEDONI (07.31.2014)
JAMES HOOPER -RAPORTI I WILLIAMSON KA TË BËJË ME TË ARDHMEN E KOSOVËS - HOOPER - KY RAST NUK E ERRËSON IMAZHIN E UÇK (07.31.2014)
QAFË MOLLË - SHEMBET TUNELI, TRE PUNËTORË HUMBIN JETËN (07.31.2014)
THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE - PROCES KOMPLEKS (07.31.2014)
SHKUP - DËNIME PËR PROTESTUESIT SHQIPTARË (07.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]