VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËRKOHET MBYLLJA E PËRKOHSHME E PIKËKALIMIT KUFITAR ME SHQIPËRINË

E Premte, 08.01.2014, 08:33am (GMT1)



Banorët e Orqushës së Dragashit ndihen të pasigurt nga plaçkitjet e armatosura në shtëpitë e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas banorëve të Orqushës, sulmet në pronat e tyre janë bërë të shpeshta dhe kanë kulmuar me plaçkitjen e armatosur, shkrehjen e armëve dhe me plagosjen e Sinan Kasemit të shtunën e javës që shkoi.

Duke folur në emër të fshatit, Bajram Jahja, i cili edhe ka qenë cak i sulmuesve të armatosur, ka theksuar se ata nuk dëshirojnë që t'i rrokin armët dhe të mbrohen, por këtë e kërkojnë nga Policia e shtetit dhe nga institucionet e tjera.

"Kërkojmë nga organet e rendit, këndej e andej kufirit, që këtyre banorëve t'u kthehet qetësia, ngase janë tejet të stresuar", ka thënë ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.